Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 63
(1-182)

- Hulumtimet e shkencave dhe provat e panumërta, na theksojnë se në shumicën e rregullave të botës dhe në krijimin e gjithësisë, qëllimet kryesore të Krijuesit të gjithësisë janë dobitë, bukuritë dhe përsosmëritë. Sepse çdo shkencë që i përket gjithësisë, në sistemet që i ka bërë për vete si temë, ajo tregon një rregull dhe përsosmëri të tillë që mendja nuk mund të gjejë më të mirë se ajo. Përshembull: Në pikëpamjen e mjekësisë trupi i njeriut; në astronomi planetet rreth diellit; shkenca e botanikës dhe ajo e zoologjisë, kanë ekuilibrime të holla, ku çdo shkencë me parimet e veta të subjekteve të shumta, tregojnë se në to janë mjeshtëritë e një Mjeshtri Madhështor, që në çdo fenomen, si në gradën minimale ashtu dhe në atë maksimale, fuqia dhe mrekullia e Tij, shfaq sekretin e ajetit:

“Ai që përsosi krijimin e çdo sendi.” (Sexhde, 7).

Hulumtime të shumta dhe provat e përgjithshme na tregojnë dhe na japin një përfundim të fortë se:

Në krijimin e gjithësisë; dëmet, të shëmtuarat, besimet e kota dhe të këqijat janë shumë të pakta. Sepse ato nuk janë qëllimi i krijimit, por kanë kuptim në parantezë. P.sh.: Në rruzullin tonë të shëmtuarat nuk kanë hyrë në gjithësi për të shëmtuarën, por sigurisht ato janë krijuar për t’u krahasuar me shkallën e së bukurës. Ndërsa e keqja dhe shejtani, u shërbejnë njerëzve për t’u bërë shkak që njerëzit të arrijnë në gradën më të lartë të përparimit. Pra këto të këqija të vogla dhe të shëmtuara, janë krijuar që të bëhen shkak i bukurive të panumërta.

Ja pra dobitë dhe bukuritë janë shkaqe themelore dhe në të vërtetë ato janë qëllimi kryesor i gjithësisë. Sigurisht që njerëzit mosbesimtarë me mizorinë e tyre që shkaktojnë duke ndotur faqen e dheut, duke ikur nga kjo botë pa marrë dënimin e merituar dhe pa u përballuar ma parimet e bazës së qëllimit themelor të krijimit, mos mendoni se do të vdesin e do të shkojnë drejt asgjësimit absolut. Patjetër që do të përballen me dënimin e xhehennemit.

Përsëri me hulumtime të forta dhe me të vërtetat e shkencave fizike, është theksuar se brenda të gjitha krijesave, më fisniku dhe më i rëndësishmi është njeriu. Sepse ai me mendimet e tij ka zbuluar arsyet dhe përfundimet e dukshme të krijimit të gjithësisë dhe në këtë mënyrë duke kuptuar mjeshtërinë e madhe të krijesave, duke filluar me mjeshtërinë e tij minimale, me diturinë e tij të vogël, me vullnetin e tij te paktë dhe me ekuilibrimet e tij, duke kopjuar dhe imituar me veglat që ka mundur të përpunojë, ka mundur t’i kuptojë funksionet e përgjithshme të All-llahut (xh.sh.), duke vërtetuar se është krijesë fisnike dhe më e respektuara...

Meqë ky gjysëm argumenti, këto tre të vërteta na i tregon kështu, vallë a ka mundësi që të vazhdojnë këto mizori që janë bërë deri tani dhe t’i mohoni e kundërshtoni, duke thënë se dëshmitë e shkencave dhe hulumtimeve janë të parëndësishme? Kjo a pajtohet me diturinë e pastër të Zotit (xh.sh.)? Nuk është e mundur që të vazhdojë kjo mizori dhe egërsi shkatërruese dhe e tmerrshme kundra muslimanëve.

Po të kisha gjuhë të panumërta, do të isha betuar me të gjitha dhe me tërë fuqinë time do të bërtisja duke thënë se:

- Kjo gjithësi që nga dielli gjigand e deri tek atomi më i vogël, nga krahu i një mize të vogël deri tek llambat qiellore, janë rregulluar me një dituri të paarritshme të krijuara nga Gjykatësi Madhështor dhe Mjeshtëri i Bukur. Unë duke i parë këto, dëshmoj dhe betohem që në lidhje me njerëzit që kanë luftuar të mirat dhe kundërshtuar të gjitha llojet e krijesave, ta dini se All-llahu i Madhëruar nuk do ta durojë mizorinë e mosbesimtarëve që të vazhdojnë kështu.

Nuk ka ze