Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 66
(1-182)

- Si? Për çfarë?

- Me disa kushte dhe të ardhura.

- Cilat janë kushtet?

- Janë tetë.

E para: Të emërohet si medrese, emër ky fisnik, që tek populli është i vyer, sepse deri tani ka fituar nder dhe respekt.

E dyta: Shkencat fizike të studiohen së bashku me ato të fesë... gjuha arabe të jetë e detyruar, ajo kurde e lejuar, kurse gjuha turke e domosdoshme.

- Çfarë rëndësie ka bashkimi i tre gjuhëve që i kërkon vazhdimisht?

- Për t’i shpëtuar mendjet nga ngatërresat, për të cilat vazhdimisht bëhet demagogjia e saj nga ana e filozofëve.59

Drita e ndërgjegjes është dituria e fesë. Drita e mendjes është dituria e shkencave fizike. E vërteta del në shesh atëherë kur bashkohen këto vlera. Një nxënës vetëm me këto dy krahë mund të fluturojë. Po qe se ndahen këto, atëhere nga njëra del fanatizmi, kurse nga tjetra hileja dhe dyshimi.

E treta: Emërimi i mësimdhënësve nga zonat për rreth, në mënyrë që të dinë gjuhën kurde për t’u marrë vesh më mirë.

E katërta: Kuvendimi me inteligjencën kurde, me ata që nuk përmbajnë mendime negative.

E pesta: Puna të shpërndahet nëpër ekspertë.

Më në fund Bediuzzamani me këto fjalë ka sqaruar mendimin e tij se edhe në Azi është i nevojshëm një universitet islam si ai në Kajro, në mënyrë që racizmi të mos shkatërrojë edhe popujt muslimanë si, arabët, indianët (pakistanezët), persët, kaukazianët, Turkistanin, kurdët, etj..

“...Sepse muslimanëve i mjafton kombi islam, që të lulëzojë ligji i Kur’anit sipas ajetit “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër”. Dhe në këte mënyrë do të pajtohet filozofia e shkencës fizike me ato të diturisë së fesë islame. Sigurisht që e kuptuat se për çfarë kërkojmë që të themelohet në mes të Anadollit “Medresetu-z-Zehra”, në rangun e Universitetit të Ez’herit, duke i dhënë dritë edhe popujve të tjerë islamë. Ja pra kam kaq vjet që jam duke u përpjekur për një universitet që të ketë të ndërthurur vlerën e shkollës normale së bashku me ato të medresesë.”

Në këtë kohë filluan luftërat ballkanike dhe projekti i universitetit të vilajetit të Kosovës (Shkup) u pezullua. Kështu një pjesë nga fondi i përcaktuar për të, iu dha Nursiut për hedhjen e themeleve të universitetit, sipas plan-projektit të tij.60

Themeli i Universitetit “Medresetu’z-Zehra”

“Mendimin tim në lidhje me universitetin fillimisht e mori parasysh vetë Sulltan Reshadi dhe premtoi se do të japë njëzet mijë lira florinj. Si fillim mora një mijë florinj dhe menjëherë hodhëm themelet në Edremit, pranë liqenit të Vanit. Por fatkeqësisht filloi Lufta e Parë Botërore dhe edhe kjo u anullua.”61

Në dimrin e vitit 1913, Saidi nxënësve të tij u tha të bëhen gati se është duke u afruar një fatkeqësi e madhe. Në këtë rast Said Nursiu për të përballuar terrorizmin e armenëve, nxënësve u jepte mësim edhe teorikisht, por i ushtronte edhe në përdorimin e armëve.

Nuk ka ze