Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 69
(1-182)

Unë i thashë se nuk mund të më vrasin gjylet e armikut dhe unë ata nuk i vlerësoj fare.

Këtu shihet qartë sakrifica e jetës në moshën e rinisë nga ana e Bediuzzamanit.68

Bediuzzamani me Xhevdet pashain duke formuar regjimentin e policisë patën shumë sukses në luftë me armenët. Pas 3-4 muajsh që u deformua forca e policisë, përsëri duke e ndjerë rrezikun, erdhi në Bitlis dhe në mes të dimrit formoi përsëri regjimentin e policisë. Në ato ditë që e formoi këtë forcë, mori lajmin se kishte rënë qyteti Mush.

Momentalisht me 400 kalorës sulmuan rusët, por nga frika e armenëve, me gra e me fëmijë, në mes të dimrit dolën në mal. Në këtë rast Bediuzzamani forcës ushtarake u garantoi shumë armë dhe rusët i rrethuan në tre anë, në grykën e Bitlisit. Një javë rresht u bë një luftë e fortë dhe më në fund rusët ikën për në Tatvan. Në këtë luftë Bediuzzamanin e goditën tre plumba. Njëri prej plumbave i ra në thikën e brezit, tjetri në kutinë e duhanit dhe i treti në krahun e djathtë. Gjatë sulmit të dytë të rusëve, Bediuzzamani humbi shumë nga nxënësit e tij, mes tyre edhe nipin e vet, të cilët ranë shehidë.69

b) Dëshmitë e disa prej nxënësve të tij

Në kohën e luftës gjatë mbrojtës së Bitlisit ka qenë edhe Molla Munevveri, që dëshmon për robërimin e Said Nursiut.

“Kur shumica e shokëve tanë ranë shehidë (dëshmorë) dhe ne mbetëm shumë pak, mësuesi ynë Said Nursiu duke kërcyer nga një mur i lartë, aksidentalisht thyen këmbën. Edhe pse mësuesin tonë e pushtuan gjithë ato dhimbje të tmershme, ai nuk u ankua as edhe një herë. Ne mbetëm 36 orë nën një strehë, ku para nesh dukeshin rojet ruse. Një herë ai tha që t’i thërrasim ata këtu e pastaj t’i sulmojmë, por për arsye që të mos na gjente ndonjë e keqe ne nxënësve të tij, ai u tërhoq. Vendi ku ishim ishte i keq, aq sa u dëgjonin edhe zhurmat e këmbëvë të armiqve. Mësuesi ynë i tha Abdurrahimit, shokut tonë: “Ti je i shkathët shko dhe dorëzohu rusëve, vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga armenët.” Dhe kështu u bë, erdhën rusët dhe na dërguan tek komandanti i tyre. Bediuzzamani duke treguar për netët e robërisë që kishte kaluar, thotë:

“Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1917, gjendja më e vështirë e imja, ka qenë kur rusët më grisën fletët e librit tim “Shenjat e mrekullive të Kur’anit”, që e shkruajta duke luftuar. Duke pasur në trup katër plumba dhe këmbën e thyer të zhytur në ujë dhe baltë, 34 orë pritëm çastin e vdekjes, në një gjendje të keqe e të rrethuar nga armiqtë”.

Bediuzzaman Said Nursiu me nipin e tij Abdurrahman

Bediuzzamani duke qenë edhe në këtë gjendje, i jepte këshilla nxënësve të tij vullnetarë sakrifikues. “O shokë, o vëllezër! Mos rrini me mua këtu, unë juve po jua bëj hallall hakun tim. Mundohuni të shpëtoni vetën tuaj. Por nxënësit: “Nuk është e mundur të ikim dhe të të lëmë ty kështu në këtë gjendje, për ne ajo nuk është humbje në qoftë se biem shehidë duke të të shërbyer ty, sepse kjo është një gradë që ne po e kërkojmë.”

Pastaj rusët i morën robë dhe duke kaluar nëpër Van, Xhelfa, Tiflis dhe Kilogrif, i internuan në Kosturmë. Rusët duke ditur autoritetin e Bediuzzamanit që kishte në Anadoll, para se ta internojnë në Kosturmë e çuan ne kufi, mes kryetarëve të kurdëve që ishin simpatizantë të rusëve, të cilët mundoheshin ta ndikojnë duke e mashtruar për interesin e tyre.

Nuk ka ze