Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 70
(1-182)

Bediuzzamani e refuzoi në mënyrë katagorike këtë propozim. Edhe lajkatimet e disa agallarëve që thonin se: “Ne të lirojmë ty në qoftë se na ndihmon në mendimet tona si bashkëpunëtorë me rusët (kundra turqve)”; Bediuzzamani i refuzoi këto propozime me këto fjalë: “Unë nuk mund të punoj kundra muslimanëve turqë dhe ta dini se në këtë mënyrë unë jam gati të parapëlqej robërinë”.70

Mendimi dhe lufta më e madhe e Bediuzzamanit ishte lufta ndaj injorancës dhe mosdijes. Kur kishte nevojë e kapte pushkën që të luftojë me armiqtë. Edhe duke luftuar nuk e braktiste nga dora lapsin që ajo është arma më e madhe, për të luftuar mosdijen. Për këto fjalë ne parashtrojmë si dëshmi librin “Isharetul ixhaz” (Shenjat e mrekullive), që është shkruar nëpër luftra dhe fronte, ku së pari është botuar në Stamboll në vitin 1918 nga një shoqatë, pastaj ka bërë disa ribotime të tjera, duke u përkthyer edhe në turqisht. Është botuar në Bejrut në 1974 dhe në Irak me 1974. Tani vitet e fundit që është futur si lëndë mësimi në Universitetin e Ez’herit, Kajro.

Shteti Osman është interesuar hollësisht me jetën e robërisë së Bediuzzamanit, sepse ai i jepte lajme Enver Pashait për strategjinë luftarake ruse, duke thënë se rusët janë duke u zier përbrenda dhe se është gati revolucioni bolshevik. Dokumenti më i përshtatshëm që tregon për mosshkëputjen e kontaktit ndërmjet Bediuzzamanit dhe shtetit Osman, është dokumenti i mëposhtëm:

“...Nga hëna e gjelbër e shtetit Osman, Said efendi Nursiut i jepen 60 lira me vlerë 1254 marka...”

10 tetor 1916--71

Bediuzaman Said Nursi kur ka qenë oficer i ushtrisë

c) Jeta e robërisë së Said Nursiut në Kosturmë

Bediuzzamani rreth dy vjet e gjysmë jetoi në internim në robëri. Të gjithë kohën e tij që jetoi në Kosturmë dhe Siberi, e sakrifikoi në rrugën e All-llahut (xh.sh.), që të ngjallet sundimi i Kur’anit, fesë islame dhe sunnetit të Pejgamberit (a.s.). Në këtë mënyrë edhe në kampet e robërve ai vazhdonte duke dhënë udhëzime dhe këshilla.

Në lidhje me veprimtarinë nëpër kampe ai na tregon: “Në kampin e robërve në Kosturmë, Rusi, ishim së bashku me nëntëdhjetë oficerë tonë në një kapanon. Nganjëherë i jepja mësim këtyre oficerëve. Një ditë erdhi komandanti rus. Kur më pa duke i dhënë mësim oficerëve tha: “Ky kurdi që ka qenë kryetari i regjimentit vullnetar, ka prerë shumë ushtarë tanë. Tani edhe robërve, shokëve të tij, është duke i dhënë mësim politik, unë po e ndaloj që mos të japë mësim më”. Pas dy ditësh erdhi dhe më tha: “Meqenëse mësimi juaj nuk ishte politik, por mësim feje dhe morali, vazhdoni”, dhe më lejoi.72

Për arsye se shokët që ishin me mua në kampe më respektonin pa masë, mësimet e mia e mposhtën zhurmën e tyre. Por nganjëherë ngaqë vinin shtrëngime nga burgu bëheshin debate të tmerrshme. Për të ndërprerë zhurmat e tyre zgjodha 3-4 vetë dhe u thashë: “Shkoni ku bëhet debati, dilni në krah të të padrejtëve, në këtë mënyrë u nderprenë debatet e dëmshme.

Pastaj më pyetën: “Cila është arsyeja që na mësove këtë masë të padrejtë? I thashë: - Ai që është i drejtë është edhe i sjellshëm. Një gram të së drejtës së tij e sakrifikon në favor të njëqind dobive të përgjithshme. I padrejti në shumë raste është mendjemadh, hakun e vet nuk e sakrifikon dhe bën zhurmë.73

Nuk ka ze