Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 71
(1-182)

Një ditë gjatë robërisë komandanti i forcave ruse Nikolla Nikollaviç erdhi në kamp që të kontrollojë robërit. Duke kaluar para Bediuzzamanit, komandanti sheh se ai nuk i ngrihet në këmbë. Përsëri i kalon përpara, prapë nuk ngrihet. Së treti i qëndroi përpara dhe i thotë përkthyesit:

- A nuk më njohi?

- Po të njoha, ti je Nikolla Nikollaviç, daja i carit dhe kryekomandanti i frontit të Kaukazit,- tha Bediuzzamani.

- Atëherë për çfarë më fyu?

- Jo, i lutem, unë atë nuk e kam fyer, por unë kam zbatuar urdhërin e fesë time,- tha Bediuzzamani.

- Çfarë urdhëron feja e tij?

- Unë jam një dijetar, në zemrën time kam besim dhe besimtari është më i lartë se ai që s’ka besim. Unë në rast se do të ngrihesha në këmbë, atëherë unë do të kisha bërë mosnderim ndaj fesë time. Për këtë arsye unë nuk u ngrita në këmbë, - i thotë Bediuzzamani.

- Në këtë mënyrë duke më konsideruar të pafe, më ke ofenduar mua, ushtrinë time, popullin dhe carin. Menjëherë të dalë përpara gjyqit ushtarak,- tha komandanti.

Me këtë urdhër u vendos gjyqi ushtarak. Përnjëherë afër Bediuzzamanit u afruan oficerë turqë, gjermanë dhe austriakë, që ishin edha ata robër dhe iu lutën Bediuzzamanit duke i thënë: “Kërko falje nga komandanti se e ke punën në rrezik.” Përgjigjja e Bediuzzamanit ishte interesante:

- Unë dëshiroj të largohem për në jetën tjetër e të jem pranë me Resulullahun a.s. dhe mua më duhet një pasaportë. Nuk është e mundur për mua të veproj kundra besimit tim.

Askush nuk mund të fliste përballë këtyre fjalëve, por mbetej vetëm të prisnin përfundimin e gjyqit. Gjyqi sipas ligjit ushtarak për poshtërimin e ushtrisë dhe carit, vendosi dënimin me vdekje të menjëhershme dhe për të zbatuar vendimin erdhi një oficer me një skuadër ushtarësh. Bediuzzamani me një gëzim të madh u tha: “A më lejoni 15 minuta që të kryej detyrën e fundit të obliguar. Pasi e lejuan mori abdest dhe u falë, ku pastaj erdhi Nikolla Nikollaviç dhe i tha: “Ju kërkoj falje se unë kujtova se gjendja e juaj e parë, ishte për të më ofenduar mua, për këtë arsye unë ju solla në gjyq. Por tani unë e pranoj se sjellja e juaj është nga besimi yt dhe qenke duke zbatuar urdhërin e amshuar të fesë tënde. Unë e anulloj vendimin e gjyqit ndaj teje. Ju meritoni urime se jeni besimtar i devotshëm dhe më falni shumë ju lutem se iu shqetësova.74

Bediuzzamani vetë nuk ka folur për këtë ndodhi, derisa pas 30 vjetësh u shkrua nëpër gazeta nga të tjerët si kujtime lufte, por i ka tërhequr vërejtjen duke thënë se detyra e tij është shërbimi ndaj Kur’anit dhe: “Ajo ngjarje është e vërtetë, por nuk është e rëndësishme. Unë nuk kam folur për të sepse nuk kam pasur dëshmitarë. Unë për arsye se nuk e dija rusishten, nuk i kam kuptuar fjalët e komandantit. Oficeri musliman që e ka shpjeguar, siç duket e paska ditur gjuhën, që e ka transmetuar.75 Unë në këtë kohë vetën nuk e konsideroja plak, por ai që i sheh luftërat botërore përballohet me ajetin që thotë:

“Dita që i plakë fëmijët”, (Muzemmil, 17).

Kështu unë duke qenë në këtë gjendje më erdhi ndihma nga Kur’ani dhe thashë:

Nuk ka ze