a) Si u botuan veprat e para
Sipas dëshmive të vetë Bediuzzamanit, tregon se në periudhën që kaloi në Saidin “e ri”, librat që ka shkruar, u botuan tërësisht në Stamboll. Nipi i Bediuzzamanit, Abdurrahmani thonte: “Më bënte përshtypje mosshpenzimi i tepërt dhe kursimi i parave nga xhaxhai im. Kush e pyeste pse harxhon pak para, i përgjigjej: -Unë nuk mund të shpenzoj më shumë se sa kam nevojë, nuk më ka hije të shpenzoj si ata që janë dorëlëshuar. Një ditë më tha shko thirre drejtorin e një shtypshkronje. E thira dhe u morëm vesh për të botuar librat dhe pastaj më tha: -Abdurrahman, silli ato paratë që ti kam dhënë dhe jepja drejtorit. Duke ia dhënë paratë, i tha drejtorit që mbi libra të vihej shënimi: “Këto libra janë falas për popullatën islame”.81
I brengosur i thashë: - O xhaxha, ne me vështirësi kursyem pak para, duke menduar që do të rindërtoja shtëpinë tonë që ishte rrëzuar nga lufta! Por a bëhet kështu?! Ti më humbe të gjitha shpresat e mia.
Xhaxhai duke qeshur më tha: “O nipi im, shteti ne na paguante së tepërmi dhe atë tepricë nuk kemi të drejtë ta shpenzojmë. Për këtë arsye kur të duam, tepricën duhet t’ia kthejmë popullit. Po qe se do Zoti, ty mund të të japë shtëpi në çdo cep të vendit.82
Ndër të tjera Bediuzzamani thotë: “Në kodrën e Çamllëxha-së, në Stamboll, ishim ulur bashkë me nipin tim, Abdurrahmanin. Këto momente për ne ishin shumë të lumtura, sepse kishim shpëtuar nga robëria dhe isha në një detyrë të lartë, që përputhej me profesionin tim. Nderi dhe respekti që më bëhej ishte shumë më i madh nga se e meritoja. Çdo gjë ishte e mrekullueshme. Me vete kisha edhe nipin tim inteligjent, sakrifikues e të zellshëm, Abdurrahmanin, të cilin e kisha edhe nxënës edhe si djalin tim të shpirtit. Pata fituar famë që nga Halifja, Shejhul Islami dhe kryekomandanti, e deri tek nxënësit e medreseve. Kësaj fame kur t’i shtosh edhe turbullirat e rinisë, më pati hedhur në shtresën e trashë të gjumit të pakujdesisë, sa mendoja se nuk do vdes kurrë. Në këtë kohë ishte muaji i shenjtë i Ramazanit dhe shkova në xhaminë e Bajazitit, me dëshirën që të dëgjoja zërin e sinqertë të hafizave. Aty zëri i mrekullueshëm me ajetin
Küllü nefsin Zaigâtül Mevtî 83
dhe me metodën e lartë hyjnore, Kur’ani famëlartë me zërin e sinqertë të hafizave më la ndikim të thellë në zemrën time, duke ma bërë copa-copa shtresën e trashë të pakujdesisë. Kur dola nga xhamia, me ndikimin e një gjumi të thellë (shpirtëror), që e kisha prej moti, e ndjeva veten sikur jam në një anije në një mjegull e stuhi dhe kështu kam humbur busullën që do të më tregonte rrugën. Dola para pasqyrës dhe pashë flokët e mi të bardhë, që sikur donin të thonin, “kujdes se rinia që shumë e doje dhe kishe besë, po të thotë lamtumirë dhe jeta jote që shumë e do, po të shuhet. Kurse bota ime që kam qenë i dashuruar pas saj, duke më thënë “mirupafshim” po më bënte të ditur se do t’u largoja nga kjo bujtinë. Edhe ajo është bërë gati për të shkuar pa më thënë lamtumirë. Përsëri me ajetin
Küllü nefsin Zaigâtül Mevtî 83
po më terheq vëmendjen se, i gjithë lloji i njerëzve është si një shpirt i vetëm, ku për t’u ringjallur do të vdesin. Edhe rruzulli tokësor është si një shpirt. Për të hyrë në formën e përjetshme, ai do të vdesë. Dhe jeta e përkohshme është si një shpirt, ku për t’u ringjallë në formën e pavdekshme edhe ajo do të vdesë. Kuptimi i ajetit të mëparshëm, vazhdimisht më sugjeronte të shikoja zemrën time.