Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 76
(1-182)

Duke menduar se do të ndahem nga bota me gjithë miqtë që kam pasur në të, përsëri shkova tek vendi i lartë i varrezave. Nganjëherë për të marrë mësim, kam shkuar në kinema, tani njerëzit e Stambollit, duke ecur m’u dukën sikur i pashë në formë kufomash. Në këtë rast, imagjinatës sime i thashë që, këta njerëz të cilët janë duke pushuar në këto varreza më duket sikur ecin në kinema. Pra mos dysho që të kesh parasysh se një ditë këtu do të vijnë edhe ata që janë duke ecur andej këndej. Ja pra edhe ata janë kufoma. Momentalisht me dritën e Kur’anit dhe me urdhërin e Gavsi Azamit, Gejlaniut, ajo gjendje nga hidhërimi u kthye në gëzim. Kështu që drita e Kur’anit më ndihmoi që gjendjen e parë të errësirës ta kthej në dritë, duke më thënë se në kampin e robërisë, në Kosturmë, nga oficerët që kam pasur shokë, e kam ditur se një ditë do të pyesin: “A do të ikësh në Stamboll, apo dëshiron të qëndrosh këtu?” Me siguri që ai i cili ka mend sa një kokërr gruri, i gëzuar do të jepte përgjigjen se, “dua të iki në Stamboll”. Sepse nga një mijë e një, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë prej miqve janë atje, këtu kanë mbetur dy vetë që nuk ka dyshim se edhe ata do të shkojnë. Pra Stambolli për ty nuk është vetëm vend hidhërimi apo ndarje, ti e pe vetë sa u gëzove kur erdhe. Falendero se ke shpëtuar nga atdheu i armiqve, me netë të errëta dhe dimra të ftohtë e të stuhishëm. Erdhe në Stambollin e bukur që është si xhenneti i kësaj bote. Edhe nga mosha fëmijërore, dashamirët e tu janë në varreza dhe këta që të kanë mbetur një apo dy edhe ata do të ikin. Në këtë botë vdekja jote nuk është ndarje, por takim me grupet e dashamirëve. Ja pra e vërteta e Kur’anit dhe e besimit, çështjen tonë e kanë vërtetuar dhe vetëm ai që i ka pushuar zemra apo nga devijimi u janë verbuar sytë, nuk e sheh. Kjo është aq e qartë, saqë duhet ta besosh sikur e sheh me sytë e tu. Sepse në këtë botë me mirësi të panumërta që na ka hijeshuar All-llahu (xh.sh.), Ai duke paraqitur dhuntitë dhe begatitë e panumërta, tregon bujarinë e Tij.

Pastaj më arriti ndihma e Zotit (xh.sh.) për të më shpërndarë pakujdesinë që më nxorri përpara libri “Futuhul Gajb” i Gejlaniut. Siç kam treguar edhe në “Letrën e njëzet e tetë”, Gavsi Gejlaniu është shkak që Saidi “i vjetër” të shndërrohet në “të ri”. Kështu e mora librin e Gejlaniut të titulluar “Futuhul Gajb” dhe më doli përpara ky tekst:

- O ti i pafat, në “Darul hikmetul islamije”, ti mundësh t’i kurosh plagët e muslimanëve, por ti je vetë i sëmurë. Ti së pari kërko mjekun se ke nevojë të shërohesh vetë në fillim, pastaj të mundohesh të kurosh plagët e të tjerëve. Ja pra me sekretin që unë pa ndonjë qëllim e hapa atë libër, solli që sëmundja shpirtërore të më kurohet. Nga zemra ime i thashë Gejlaniut që të bëhet mjeku im. Në librin e tij “Futuhul gajb”, një nxënësit i thoshte: “O djalë”. Fjalët më operonin (në shpirt) shumë tmerrshëm. Unë duke e vendosur veten në vend të atij djali, u pikëllova. Ai shprehej më fjalë të rënda: “O munafik (hipokrit), d.m.th. o ti që ke shitur fenë për hir të kësaj bote. E lexova vetëm deri në gjysmë dhe për një javë e braktisa atë. Pas atij operimi, filluan të rrjedhin shijet, mbrapa me një zell të madh si një ilaç i hidhur apo sulfat, “e piva” krejt, duke falenderuar All-llahun i pranova gabimet, sepse plaga ime, mendjemadhësia, m’u thye.87 Pastaj pashë “Mektubatin” e Rabbaniut.88 E mora në dorë pa asnjë qëllim, por më doli përpara letra që ishte shkruar për “Bediuzzamanin”. Është për tu çuditur se vetëm në dy vende është përmendur ky titull. Babai quhet Mirza dhe aty shkruhet një letër për Mirza Bediuzzamanin. Kur e pashë thashë: “Fesubhanallah”. Siç e dini edhe ju unë mbaj titullin “Bediuzzaman”. Ndërsa në historinë arabe para 300 viteve ka qenë Bediuzzamani Hemedani pastaj89 e nuk njoh dikë tjetër që të ketë pasur këtë titull. Mendova se kjo letër është shkruar për ata persona që kanë pasur të njëjtat brenga si unë dhe gjendja e tyre është sikur e imja, që m’u paraqiten si kura për brengat e mia. Vetëm se Rabbaniu në ato letra më këshillonte që ta kthej fytyrën dhe të drejtohem vetëm në një anë.

Nuk ka ze