Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 78
(1-182)

Në kohën kur të gjithë horizontet i kishte kaplluar errësira dhe secili ishte shembur, vetëm njëri s’ishte rrënuar. Ai ishte në këmbë dhe sfidonte:

“Mos i humbni shpresat! Se në mes revolucioneve dhe ndryshimeve të së ardhmes, zëri më i lartë ka për të qenë zëri dhe jehona e islamit.”

Si përgjigje ndaj atyre që Bediuzzamanit i thonin se humbja e jonë dhe Lufta Botërore e kanë dobësuar shumë atë, ai i thoshte: “Unë isha duke i duruar hidhërimet e mia, por m’u shtuan edhe ato të popullit musliman. Sepse goditjet që bëheshin mbi kokat e muslimanëve, i ndjeja në thellësitë e zemrës time. Kjo po më shqetëson së tepërmi. Por jam duke parë një dritë dhe inshall-llah shpresoj se ajo do të më sjellë që ta harroj atë dhe të filloj të buzëqesh.”

Bediuzzamani shpjegon një ëndërr, në kohën kur secili ishte i pashpresë. Kjo ëndërr atij i tregonte popullit musliman, diellin. Një ëndërr me pyetje dhe përgjigje.

“Në shtatorin e vitit 1919, nga shqetësimi i rrezikut të kohës, po kërkoja një dritë. Atë s’mund ta gjeja në gjendjen e zgjuar, atë shpirtërisht e gjeta në gjumë, që në të vërtetë është një zgjim. Duke lënë mënjanë komentet, dua t’ju tregoj vetëm dialogun që u bë:

Një natë të premte pashë një njeri në ëndërr që më tha:

- Ty po të thërret kuvendi madhor që është mbledhur në dobi të së ardhmes islame. Shkova dhe aty pashë se ishin disa persona të ndritur, që nuk i kisha parë në këtë jetë. Ata ishin si përfaqësues të shekujve të kaluar. I emocionuar mbeta në derë.

Njëri nga ata më tha:

- O njeriu i shekullit të shkatërruar dhe të rrëzuar, edhe ti je anëtari i këtij kuvendi, shfaqi mendimet që ke!

Duke qëndruar në këmbë thashë:

- Pyetni t’u përgjigjem.

Njëri më tha:

- Cili do të jetë përfundimi i humbjes së muslimanëve dhe çka do të ndodhte sikur të kishte fitore.

Thashë:

- Ashtu siç fatkeqësitë nuk janë të dëmshme gjithmonë, ashtu edhe nëpër lumturi mund të gjendet ndonjë fatkeqësi, edhe nga fatkeqësitë mund të dalë lumturia. Meqë më parë ky popull e ka kryer detyrën ndaj Zotit (xh.sh.), duke marrë mbi vete luftën e “farzit kifaje” (urdhër që bie nga detyrimi me kryerjen e dikujt) dhe duke sakrifikuar veten në dobinë islame, e kanë kryer detyrën duke mbartur flamurin e hilafetit. Pra rrëzimin dhe shkatërrimin e popullit musliman, përsëri ky popull do ta këmbejë me lumturinë e së ardhmes, duke u sjellur muslimanëve qetësinë përsëri.

Sepse kjo fatkeqësi do ta rindërtojë vlerën më të madhe mes muslimanëve, pra vëllazërimin që ajo për ne është ajri i jetës. Kjo fatkeqësi i ngjalli ndjenjat që ndikohen nga hidhërimi i vëllezërve të tyre. Duke u shqetësuar ne, po qan e gjithë bota islame. Por po qe se pak më tepër na shqëtëson Evropa, ata do të revoltohen. Po qe se vdesim, duke vdekur njëzet, do të ngjallemi treqindë. Jemi duke jetuar në shekullin e mrekullirave. Ka prej atyre që pas një kohe vdekje (klinike) dy vjeçare, po kthehen në jetë përsëri. Ne duke u mundur, e humbëm lumturinë e përkohshme, por neve është duke na pritur një lumturi e gjatë e mëvonshme. Është fitues ai që preferon jetën e përjetshme ndaj jetës së pakët e të kufizuar dhe të ngatërruar.

Nuk ka ze