Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 80
(1-182)

Roma dhe Greqia duke pasur për bazë një jetë, porsi binjakët e një nëne; qytetërimin dhe fenë të përbashkët, përsëri nuk mundën të bashkohen (deri tani për shekuj me radhë) dhe ngelën si vaji me ujë, duke mos u bashkuar jetojnë të pavarur.

Prandaj si është e mundur të bashkohen muslimanët me qytetërimin zullumqar me rrënjët e tij tek Roma?

Më thanë:

- Si është qytetërimi në fenë islame.

U thashë:

- Ligjet dhe urdhërat e All-llahut (xh.sh.), që janë shpallur me anën e të Dërguarit, Muhammedit a.s., do të lulëzojnë mbi qytetërimin e sotëm duke vendosur parime pozitive në ato negative, si:

E para: Feja islame në vend të forcës mbështetet tek e vërteta dhe qëllimi i saj është drejtësia. E dyta: Pikësynimi i saj nuk është interesi, por virtytet e bukura të dinjitetit. Qëllimi i tij është dashamirësia e admirimi. E treta: Kontaktimi i saj me shtete të tjera nuk bëhet duke u kokëlartësuar me nacionalizma shoviniste, por me patriotizmin humanitar, duke parapëlquar parimet e fesë. Qëllimi i tij është vëllazërimi i sinqertë, paqja e dinjiteti dhe ndaj sulmeve të jashtme jo sulm, por vetëm mbrojtje. Besimtari jetën e tij nuk e kalon me luftë, por duke ndihmuar njëri-tjetrin. Qëllimi i saj është jeta e përbashkët, pa përçarje, duke u mbështetur tek njëri-tjetri. E pesta: Jo ta kalosh jetën duke iu mbështetur veseve, por urdhërave të Zotit (xh.sh.). Qëllimi i saj është të përpiqesh që të përparojë njerëzimi edhe shpirtërisht. Ajo të bën të përsosur t’i kufizojë veset, duke mos ia plotësuar dëshirat e tyre të pangopura, por duke plotësuar ndjeshmëritë e cilësive të bukura të shpirtit.

Domethënë meqë nga lufta dolëm të mundur, shkakun më të madh ia lëmë fesë, pra rrymës së dytë, rrymë e të shtypurëve dhe e shumicës në përgjithësi. E në qoftë se 80% e popullatës është materialisht e varfër, për nga islami 90% dhe ndoshta 95% janë të varfër (pra mospërjetimi i fesë është shkaku i humbjes sonë).

Bota islame duke qenë e pakujdesshme, apo kundështare e fesë, ka mbetur pa shtyllë, duke i shkuar edhe mundi kot. Po qe se i del gjumi, ngadhënjimin e tyre mund ta kthejë përsëri që armiku t`i shërbejë asaj. Sepse armiku i armikut tënd, për ty është mik, ashtu sikur edhe miku i armikut, për ty është armik.

Këto dy rryma për arsye se janë kundërshtarët e njëri-tjetrit, mbajnë qëllime të kundërta; po qe se njëri të thotë “vdis” tjetri të thotë “ngjallu”. Ashtu siç dobia e njërit është tek dëmi, përçarja, rrëzimi, dobësia dhe gjumi ynë; tjetri në dobi të vet dëshiron bashkimin dhe forcën tonë.

Armiqësia e tyre ndaj Lindjes, po e mbyste përparimin e fesë islame, por ishte e përkohshme dhe ashtu duhet të jetë. Bashkimi i muslimanëve dhe përparimi i vëllazërimit, e bën të nevojshme mospajtimin me Perëndimin dhe kjo duhet të jetë e gjithmonshme.

Menjëherë kuvendi duke m’i pranuar ato që thashë, më thanë:

- Sigurisht mos e humbni shpresën, në revolucionet (dhe ndryshimet) e së ardhmes, zëri më i lartë dhe më kumbues, do të jetë zëri i islamit!...

Përsëri njëri më pyeti:

- Fatkeqësitë janë rezultat i krimit dhe paralajmërim i shpërblimit. Pra me cilën vepër merituat që të lejojë Caktimi i All-llahut (xh.sh.) që të vuani gjykimin e tij. Fatkeqësia e përgjithshme del nga gabimet e shumicës. Cila është parapagesa juaj?

Nuk ka ze