“Në një kohë kur shteti anglez pushtoi Stambollin dhe shkarkoi topat në grykën e Bosforit, kryeprifti i kishës anglikane i bëri gjashtë pyetje Meshihatit (komunitetit) Islam në Stamboll. Në këtë rast kur unë isha anëtar i një shoqate islame (Dâr-ül Hikmet-il İslamiye), ma dhanë mua që t’u përgjigjem atyre. Ata për gjashtë pyetjet kërkojnë t’u përgjigjemi me gjashtëqind fjalë. U thashë: -Jo me gjashtëqind, as me gjashtë fjalë, e as me një fjalë jo, por ua jap përgjigjen vetëm me një të pështyrë! Sepse ja po e shihni edhe vetë se në momentin kur na e kanë shkelur fytin me këmbë, ata pyesin duke u tallur me ne, prandaj atij prifti të tyre, neve na bie vetëm se t’i pështyjmë në fytyrë, në vend të përgjigjes së pyetjeve. Pështyni fytyrave të zullumqarëve të pamëshirshëm!...”95
12- Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (parlamenti) e fton Bediuzzamanin në Ankara
Bediuzzamani me librin e tij “Hutuvat-i Sitte” (Gjashtë hapat), ka përkrahur haptazi Luftën Popullore në Anadoll, duke mos pranuar as fetvatë e Shejh-ul Islamit (Gjykatësit suprem të fesë islame), i cili së bashku edhe me disa dijetarë të tjerë pranë tij, ishin të detyruar të nxjerrnin vendime në favor të pushtuesit.
Më këto veprime të rëndësishme që bëri Bediuzzamani në Stamboll, qeveria e Ankarasë e pa se ai i solli shumë dobi populli turk. Për këtë arsye Bediuzzamanin e ftuan në Ankara, me ftesën e Mustafa Kemal Ataturkut. Por Bediuzzamani i përgjigjet duke thënë se:
- Unë dua të luftoj në vendet e rrezikshme. Nuk kam dëshirë të luftoj në mbrojtje. Stambollin e shoh se tani është shumë në rrezik. Megjithatë duke mos ia prishur mikut të tij të vjetër, prefektit të Vanit, shkon në Ankara ku pritet mes duartrokitjeve. Ai atje sheh se në parlament, deputetët janë të pakujdesshëm ndaj çështjeve fetare. Në këtë kohë Bediuzzamani bën një dekleratë në lidhje me rëndësinë e ibadetit (adhurimit), veçanërisht ndaj faljes së namazit:
“O ju deputetë që në një ditë të madhe keni arritur deri këtu.
O ju luftëtarët e fesë islame që jeni në vendin ku zgjidhen problemet dhe merren vendimet!...
Po ju lus që të më dëgjoni dhjetë fjalë të një çështjeje, së bashku me disa këshilla që do t’ua paraqes.
1- Ngadhënjimi juaj superior, që ju solli All-llahu i Madhëruar, kërkon një falenderim, që ato mirësi të vazhdojnë mbi kokën tuaj duke u shtuar. Për ndryshe po qe se mirësitë nuk shohin falenderimin që meritojnë, ikin. Meqë suksesin ua solli Zoti (xh.sh.), duke shpëtuar nga sulmi i armiqve, keni shpëtuar Kur`anin. Në këtë rast duhet të sillni në vend, urdhërin e faljes së namazit. Ja pra vetëm në këtë mënyrë mbi ne mund të vazhdojë frymëzimi i mirësive të Kur`anit.
2- Me veprën tuaj heroike keni gëzuar popullin musliman, duke e fituar dashamirësinë dhe respektin e tyre. Por admirimi i tyre i pathyeshëm mund të vazhdojë vetëm duke u mbështetur në parimet e fesë islame. Sepse muslimanët ju duan vetëm në llogari të fesë islame.
3- Në këtë botë u bëtë komandant i shehidëve dhe i ushtarëve ngadhënjimtarë me urdhërin e All-llahut (xh.sh.). Për ndryshe këtu ju duke qenë komandant i tyre, në botën tjetër do të kërkoni ndihmë prej tyre. Sepse fama e kësaj jete nuk ka fare vlerë dhe njerëzit e mençur nuk vrapojnë pikërisht pas saj.