Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 85
(1-182)

10- Po qe se në një rrugë 90% është me rrezik, për të lëvizur aty është çmenduri. Tani vetëm një orë në 24, që të merr i faluri i namazit, i cili është një detyrim fetar, në të ka 99% dobi. Vetëm për njerëzit e shkujdesur dhe për dembelët, ajo 1% që mbet, mund të jetë një dobi materiale. Kjo mund t’i sjellë dobi vetëm atyre që kanë rënë në rrugën e devijimit dhe të pakujdesisë.

Si e lejon patriotizmi juaj braktisjen e të falurit të namazit, një vepër kryesore dhe një detyrim i Krijuesit? Veçanërisht, a e dini se puna e juaj, e luftëtarëve dhe e komandantëve të Kuvendit Popullor, imitohet nga populli? Populli ose do t’i imitojë gabimet e juaja, ose do t’i kritikojë. Për ju të dyja janë dëme. Pra me një vepër që ndaj All-llahut (xh.sh.) ke bërë padrejtësi, edhe ndaj njerëzve ke bërë mosnderim. Si është e mundur që të shkujdeseni ndaj një pune që është forcuar me argumente fetare të panumërta? I keni braktisur ato vetëm me shtytjen e shejtanit dhe të kryeneçësisë, duke i quajtur të pavlera dhe kështu keni bërë një shkatërrim të madh. Ndërsa mos harroni se themelet e këtij revolucioni të madh, duhet të jenë të forta.

Personaliteti shpirtëror i këtij kuvendi me fuqinë që ka në dorë, ka marrë mbi vete edhe kuptimin e mbretërisë. Kjo e gjen vendin e duhur në qoftë se fenë e përjetoni vetë, përndryshe kuptohet se nuk jeni duke e pëfaqësuar hilafetin islam. Ashtu siç për të jetuar kemi nevojë për katër gjëra edhe një prej urdhërave të islamit, kemi nevojë ta zbatojmë pesë herë në ditë. Por duhet ta zbatojmë deri sa nuk na kanë pushtuar lojërat e perëndimit. Por po qe se kuvendi nuk e plotëson këtë nevojë, tek ju atëhere do te jetë vetëm një emër i thatë i Hilafetit. Përndryshe kjo gjendje e juaj e shkujdesur, do te bëhet shkak i përçarjes, që bie në kundërshtim me ajetin:

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut.” (Al-i imran, 103).

Koha e sotme është koha e bashkësive. Sepse shpirti i komunitetit, bashkësisë, është më i fortë se i individëve, forca e së cilës është marrë nga personifikimi shpirtëror i bashkimit, duke bërë dobi me vlerat e fesë. Përfaqësuesi i popullit ka mundësi t’i bëjë edhe punët e rënda.

Një person që ka marrë shpirtin nga komuniteti, bëhet i ndritur dhe i përsosur. Përndryshe bëhet vetëm se negativ. Individi i ka të kufizuara edhe të mirat edhe të këqijat. Por grupit nuk i kufizohen. Pra në mesin tuaj mos i prishni marrëdhëniet e mira që keni pasur deri tani me shtetet e tjera. E dini shumë mirë se kundërshtarët tuaj, si armiqtë e panumërt edhe ata janë duke e shkatërruar fenë tuaj. Pra në këtë mënyrë, detyra e juaj parësore është ta ngjallni dhe ta mbroni fenë tuaj. Përndryshe vepra e juaj e pavetëdijshme është një ndihmë ndaj armiqve tuaj të vetëdijshëm. Pakujdesia e juaj ndaj ligjeve islame, tregon dobësinë e popullit tuaj, kurse dobësia e juaj nuk e ndal sulmin e armikut, ndoshta e trimëron. Po e mbylli fjalën me ajetin:

“Neve na mjafton që kemi All-llahun, Ai është mbrojtësi më i mirë.” (Al-i Imran, 173).

Po qe se njeriu mban një sinqeritet të amshueshëm, atëhere vepron vetëm për hirën e All-llahut (xh.sh.) dhe veprimtaria e tij shfaq gjykimet e Kur`anit. Në këtë rast në atributet e tij lexohen ajetet Kur`anore dhe në këtë mënyrë kuptohet se çdo anëtar i këtij komuniteti, lutet për individët e kësaj bashkësie dhe duke kënduar duanë:

Nuk ka ze