Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 84
(1-182)

4- Besimtarët gjithmonë duan që udhëheqja të jetë fetare edhe në qoftë se vetë nuk i plotësojnë kushtet. Në krahinat tona pyetet:

- Vallë a është duke u falur namazi? Po qe se përgjigjja është pozitive, i binden, po qe se jo, atributet tjera nuk mbartin kurrfarë vlere.

Njëherë pati një kryengritje. Shkova dhe i pyeta se për çfarë arsyeje vepronin ashtu.

Më thanë se, si është e mundur t`i bindemi këtij afetari? Nënprefekti ynë nuk fal namaz. Ndërkaq këta vetë ishin njerëz pa namaz dhe rebelë.

5- Shumica e profetëve kanë ardhur në vendet e Lindjes, kurse filozofët në perëndim. Kjo është një shenjë për ta kuptuar se caktimi i Zotit (xh.sh.), tregon se vendet lindore lartësohen vetëm me anë të fesë dhe zemrës, kurse perëndimi me anë të mendjes dhe filozofisë. Meqë ju e zgjuat Lindjen, jipuni një rrymë që përputhet me krijimin e tyre, përndryshe mundi u shkon për asgjë.

6- Armiku i juaj anglezët bënë shumë dobi nga pakujdesia e juaj. Madje akoma janë duke bërë edhe më shumë se grekët për shkak të pakujdesisë suaj në fe. Në emër të fesë dhe të shpëtimit të muslimanëve, pakujdesia e juaj, duhet të shndërrohet në vepra të dobishme. Po duket se atributi dhe sakrifica me zell e bashkimit tuaj, bëhet për shkak që të zgjohen muslimanët, kurse pakujdesia në fe që tregohet nga disa brenda në vend, përballohet me mëri nga ana e popullit të thjeshtë. Kurse besimtarët e jashtëm, për arsye se nuk e kanë parë pakujdesinë tuaj ndaj fesë, ju vlerësojnë dhe ju nderojnë.

7- Pabesimtarët e jashtëm gjithmonë me të gjitha mjetete e tyre, qytetërimin, filozofinë, shkencën, dhe misionet, janë duke sulmuar dhe fituar, por me fe nuk mundën të na mundin. Intrigat e fraksioneve të brenshme, duke sjellur dëme të tmerrshme, përsëri mbeten të mundur ndaj forcës së muslimanëve, forcë e marrë nga sunneti i Pejgamberit a.s. dhe nga vëllazërimi. Pikërisht në këtë mënyrë pakujdesia juaj ndaj fesë, tek ky popull nuk është e mundur që të zërë vend, që të këmbehet me qytetërime të ndyra, të rrjedhura nga devijimi.

Domethënë brenda popullit musliman, për të bërë një punë është e rëndësishme që të veproni me parimet islame, ndryshe nuk është e mundur të jetohet, por shuhet shpejt.

8- A jeni në dijeni se po imitoni evropianët, pikërisht në një kohë kur qytetërimi i tyre është duke u degraduar dhe në kohën kur po vjen momenti i qytetërimit të Kur`anit. Dhe islami nuk ka nevojë më për dëme të tjera.

9- Ai që e vlerëson me dashamirësi ngadhënjimin dhe shërbimin tuaj, është populli musliman, veçanërisht muslimanët e thjeshtë, të cilët janë besimtarë të fortë. Ata ju duan me seriozitet, duke ju mirënjohur dhe duke ju vlerësuar, sakrifikojnë për ju çdo gjë. Për të mos humbur nderin e tyre duhet t`i mbështeteni urdhërave të Kur`anit, sepse për ju dhe për fenë islame është e patjetërsueshme. Përndryshe ju kur preferoni pabesimtarët ndaj muslimanëve dhe kur i parapëlqeni të zhveshur nga feja, atëherë patriotizmit tuaj nuk i mbetet kurrfarë vlere. Për këtë arsye puna e juaj nuk pajtohet me fenë islame, fytyra e botës islame do të kthehet në një kah tjetër.

Nuk ka ze