- A e di se për çfarë detyrë është krijuar ajo?
- Jo...
- A mos e ka krijuar Krijuesi për ta mbytur atë?
- Nuk e di...
- Pra kush të shtyu ta mbytësh?... Ja pra meqë nuk i di arsyet e krijimit të tyre, atëherë ke bërë një krim dhe ke gabuar që e ke mbytur atë.
II- PJESA E DYTËPas kryengritjes kurde me në krye një farë shejh Saidit, tek Bediuzzamani erdhën disa kryetarë të klaneve nga Bitlisi, Vani, Mushi, etj. me mendimin që t`i përkrahte ata që duan të kundërshtojnë shtetin. Bediuzzamani i thotë: “A jeni të mendimit që ta shtyni vëllain të mbysë vëllain e vet. A mos keni harruar se për shumë shekuj populli turk ka mbajtur flamurin e fesë islame dhe në rrugën e fesë ka dhënë qindra mijëra, ndoshta miliona shehidë dhe ka rritur miliona evlija. Në këtë mënyrë nipave të këtyre sakrifikuesve të fesë islame, nuk i ngrihet shpatë, pra popullit turk unë nuk i ngrehi shpatë.”
Kështu një ditë erdhi Hysejn pashai me dy shërbëtorët e tij. Hysejn pashai ishte shumë i gjatë e madhështor, me disa medalje të arta ushtarake. Pasi u ul nxori të mbështjellur në një copë, një sasi të madhe floriri, duke e lënë në një skaj.
Bediuzzamani e pyeti se çfarë janë ato.
Pashai:
- Është zekati i mallit tim hallall, ua solla juve.
Bediuzzamani:
- Ti nga të afërmit e tu apo nga fshatarët, a nuk munde të gjesh ndonjë nevojtar, qe e solle deri këtu?
- Të afërmit e mi të gjithë janë të pasur dhe nuk ka ndonjë të varfër, kjo ju takon juve, tha pashai.
Bediuzzamani:
- Zekatin nuk është e drejtë që ta largosh nga vendi që është fituar. Duke pasur gjithë ata të varfër aty, duke qenë se ke kaluar nëpër sa e sa fshatra, pse e ke sjellë deri këtu.
Pashai:
- T’u bëfsha kurban zotëri, së paku mbaji dhjetë copë t’i shpenzosh për nxënësit tuaj që po mësoni.
- Nuk është e mundur, unë nuk jam nevojtar i zekatit dhe nuk pranoj asgjë, tha Nursiu.
Më pas pashai tha:
- Zotëri kam edhe një lutje tjetër ndaj jush. Jepu leje nxënësve të dalin pak jashtë, të takohem në veçanti me ta.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence