Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 86
(1-182)

“O All-llah fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet në ahirzaman (kohën e fundit)”, në këtë rast çdo musliman bëhet pjesëtar i sevapeve me një dashamirësi të ngrohtë (pa marrë parasysh se nga cili komb është), duke vendosur një kontakt vëllazërimi. Por po qe se ai e braktis këtë unitet dhe këtë rrugë të stërgjyshërve të vet, kur deri dje lavdëroheshin me ta, atëhere në pikëpamjen e besimtarëve, kanë rënë në nivelin më të ulët dhe përballohen me sekretin e këtij hadithi:

“Frikësohuni nga mprehtësia e besimtarëve se ata shikojnë me nurin e All-llahut. (xh.sh.).”

Në këtë rast Ataturku nuk i pranon mendimet e Bediuzzamanit, por edhe nuk e refuzon tërësisht atë, duke pasur mendimin që të mos ta humbin këtë gjeni, duke e ditur se ka një rreth të gjerë. Kështu Mustafa Kemali vendosi që Bediuzzamani të kthehet në detyrën e parë në “Darul hikmetul-islamije”, duke i dhënë edhe detyrën e vaizit të përgjithshëm të Lindjes. Krahas kësaj anëtarësimin në Kuvendin Popullor, një vilë dhe rrogë prej 300 lirash, që në atë kohë ishte një rrogë më e madhe se e deputetëve. Bediuzzamani e refuzon tërësisht këtë, për arsye se aty ka parë karakteristikat e personit të përmendur në hadith:

Bediuzzamani thotë se hadithi urdhëron që: “Në rast se ia arrini asaj kohe, atyre mos i jipni ballë politik, vetëm me shpatën shpirtërore të diamanteve të dritës së mrekullive të Kur`anit” dhe pas këtij mendimi thotë:

- Unë më nuk mund të punoj në Ankara,- e kështu refuzon edhe lutjet që i bënin deputetët duke e përcjellur deri në stacion....

Nxënësit e Nursiut tregojnë:

Një ditë mësuesi na tha:

- Unë do të angazhohem me lutjet e mia të zakonshme, ju shkoni e shëtisni pak.

Ne dolëm për të shëtitur dhe mbi një gur pamë një hardhucë. Duke e gjuajtur me gur e mbytëm atë. Kur u kthyem mësuesi na pyeti se ku shkuam dhe çfarë bëmë. Ne duke i shpjeguar se ku qemë, i treguam edhe ndodhinë e mbytjes së hardhucës. Mësuesi u nervozua shumë për këtë... dhe më tha:

- Ti ke rrëzuar shtëpinë tënde mbi kokë.

Unë i thashë:

- Tek ne thonë se kur të mbytësh shtatë hardhuca ke fituar sevapet e një haxhi. Në këtë rast mësusi më tha: “Ulu këtu që ta zgjidhim problemin bashkë e të shohim se kush është me të drejtë”... Kur u ulëm, mësuesi më tha:

- Unë do të të pyes, ti përgjigju:

- A të mori diçka ngo dora jote?

- Jo...

- A ishte duke shëtitur tek ara jote?

- Jo...

- Furnizimin e saj a e përballon ti?

- Jo...

- A e krijove ti atë?

- Jo...

Nuk ka ze