- Nuk është e mundur, nxënësit e mi janë pjesët e trupit tim nuk mund të ndahen nga unë. Fol të dëgjojmë!- tha Bediuzzamani.
Pashai:
- Po qe se na lejoni duam të bëjmë kryengritje.
Bediuzzamani:
- Për çfarë do të bëni kryengritje?
- Po qe se kanë faj Aliu, Hasani, Hajdari e Omeri, ç’faj kanë muslimanët që të derdhet gjaku i tyre?
Në këtë mënyrë e refuzoi dhe e bindi duke biseduar gjatë, që të mos bëjnë kryengritje. Kështu çdo gjë u fashit pa u derdhur gjak.
a) Bediuzzamani dërgohet nga Stambolli në Burdur
Bediuzzamani duke qenë në Stamboll, përfundon gjykimi i pjesmarrësve në kryengritje. Pas hetimeve të thella, veprimtaria e Nursiut del e pastër dhe jepet përfundimi se Bediuzzamani nuk kishte kurrfarë lidhjeje me kryengritjen. Megjithatë Nursiun e internuan në rrethin e Burdurit. Nursiu duke u ndarë nga Stambolli me anije, afër urës u mblodhën një mori njerëzish dhe miqsh duke i thënë: “O mësuesi ynë! Ku po na lë neve e po shkon?” Bediuzzamani vetëm se i përshendet në heshtje me të dyja duart. Pasi lënë prapa me anije Izmirin dhe Antaljën, mbërrijnë në Burdur, ku vendoset në një xhami.
Në këtë mënyrë kjo u bë fillimi i sprovave të tridhjetë viteve të Bediuzzamanit, rrjedhojë e armiqve të fshehtë të fesë. Ky ishte zanafilli i Risale-i Nurit dhe prej kësaj periudhe Nursiu veten e konsideronte si Saidi i ri, i cili tani e tutje do të kontribuonte në shërbim të besimit. Internimet, përndjekjet dhe sprovat e ndryshme, për të do të ishin nga një cep dru për të dhënë flakë dhe zell ndaj shërbimit të islamit.
Bediuzzamani kur ishte i internuar në Burdur, nuk pati mundësi që të vizitojë asnjë të afërm të tij. Ishte i vetëm dhe jetonte pa askënd. Duke parë gjendjen e tij të varfër, disa bejlerë që ishin të internuar me të, i propozuan Nursiut që t’i japin zekatin. Por Bediuzzamani i përgjigjet: “Unë bëj ekonomi (kursim) dhe për këtë kam shumë dëshmitarë ku nganjëherë për një, pëballohem me dhjetë begati.”
“Atyre që kërkonin të më jepnin zekatin u thoja: -Me të vertetë unë kam shumë pak para, por për arsye se bëj ekonomi, jam më i pasur se ju. Kurse ata duke më përsëritur, m’u lutnin që ta pranoja zekatin. Por ata vetë duke jetuar pa ekonomi, pas dy vjetësh morën hua. Unë falenderoj All-llahun (xh.sh.) që ato pak paratë e mia, më mjaftuan në një periudhë prej shtatë vjetësh. Pra All-llahu i Madhëruar nuk ma nxiu fytyrën që të kërkoj prej dikujt ndonjë lëmoshë dhe nuk më detyroi që ta prish parimin tim.”
Përsëri armiqtë e fshehtë hapën lajmin duke thënë se, Said Nursiu nuk po ndalet, po jep mësime fetare dhe për këtë e dërguan në një fshat të shkretë, Barla, në rethin e Ispartës. Bediuzzamani të 130 librat e Risale-i Nurit, i ka shkruar në robëri dhe internime. Bediuzzamani ka hipë mbi minaren e shekullit të njëzetë dhe si një këshilltar i madh dhe përtëritës i fesë, është duke dhënë mësimin e duhur ndaj muslimanëve të sotëm dhe të së ardhmes.1
b) Bediuzzamani si e vlerësoi kohën në Barla
Bediuzzamani ka qëndruar në Barla afër 8 vjet. Verën më shumë e kalonte nëpër pyje, fusha dhe lëndina. Ai tërhiqej nga banesa e vet dy-tre orë larg. Atje shkruante librat e Risale-i Nurit dhe i korigjonte librat e vet të shumuara me laps nga fshatarët e rrethit të Ispartës. Në këtë kohë në dyzet vende nxënësit e tij të zellshëm e shumonin Risale-i Nurin me laps. Ai kështu komentonte ajetet e Kur’anit për të udhëzuar dhe për të shndritur popullin musliman dhe të gjithë njerëzimin. Në këtë mënyrë të gjithë kohën e tij e pati angazhuar për shkruarjen e Risale-i Nurit.