Dhe unë i them që: O ju të pafatë e kësaj bote! Megjithëse me tërë fuqinë tuaj vraponi pas kësaj bote, nuk i dini punët e saj. Po gjykoni si të pamendë. Po qe se frikësoheni nga unë personalisht, jo pesëdhjetë mijë, por vetëm një njeri mund të bëjë punë 50 herë më shumë se unë.
Por po qe se frikësoheni nga detyra ime në shërbim të Kur’anit, atëhere e keni gabim! Ta dini se unë duke i shërbyer Kur`anit dhe besimit, kam forcën e pesëdhjetë milionë vetëve, sepse me forcën e Kur`anit, megjithë mosbesimtarët tuaj, të gjithë Evropën e thërras në sfidë. Me shkrimet e mia, i kam mposhtur mendimet e tyre materialiste, që shpifin shkencat pozitive, duke i imagjinuar se ato i ka krijuar natyra, apo janë të rastësishme. Bile filozofët e tyre të mëdhenj, i kam zbritur në nivelin e kafshëve, me suksesin që më ka sjellë All-llahu. Po të mblidhen të gjithë pabesimtarët e Evropës, megjithë ato të tuajt, nuk mundin të më kthejnë mbrapsht!..
Meqë është kështu, unë nuk po i përzihem botës suaj edhe ju mos u përzini ahiretit tim. Edhe këto po ju them, se edhe po të përziheni e keni kot. Sepse, Gjykimi i All-llahut (xh.sh.) nuk kthehet me fuqinë e krahut tuaj.
Njëlloj edhe një pishtar i ndezur nga i Madhi Zot, nuk shuhet me të fryrë.
Duke falenderuar me qindra mijëra herë Mëshiruesin e Mëshiruesve, them se: Ndëshkimet e atyre të pamëshirshmëve, i ndihmojnë shërbimit tim si ato drurët e thatë që i ndihmojnë zjarrit. Ata nuk e kuptojnë se duke më ndëshkuar, janë duke i dhënë forcë dritës së Kur`anit që të përhapet sa më shumë dhe sa më shpejt...”
Në vitet që Risale-i Nur është shkruar me dorë, ka prej atyre që shtatë-tetë vjet nuk kanë dalë nga shtëpia fare. Në atë kohë në rrethin e Ispartës, burra, gra, të rinj dhe pleq, mijëra nxënës të Nurit, i kanë shkruajtur ato. Në fshatin Sav me një mijë lapsa kanë shkruar për vite të tëra.
Në përhapjen e Risale-i Nurit edhe gratë fisnike kanë sakrifikuar, duke u përpjekur në shërbim të Nurit. Disa prej tyre vinin tek Said Nursiu, duke i thënë se punët e burrave në fushë i kryejmë ne, ata le të të shërbejnë ty dhe Risale-i Nurit. Natën i mbanin burrava të tyre llambën për të shkruajtur, që të bashkohen në sevapet e shërbimit të imanit të popullit. Bile edhe gratë dhe vajzat, me duart e veta kanë shkruar me një sakrificë të madhe. Ato duke derdhur dritën e syve, janë bërë sekretare fisnike dhe që të zotërojnë një besim të fortë, për të garantuar vdekjen me besim, i kanë lexuar vazhdimisht ato. Kështu gratë heroike kanë vrapuar që të ndriçohen me nurin (dritën) e Kur`anit e të besimit dhe pastaj t’u japin dritë edhe të tjerëve.3
Bediuzzamani Said Nursi me 1925 duke qenë i internuar në Barla filloi të shkruajë Risale-i Nurin (Mesazhet e dritës).
2- Baza e idesë së Risale-i Nurit
a) Qëllimi i Risale-i Nurit
Risale-i Nur është një përgjigje Kur`anore ndaj sulmeve, dyshimeve dhe shpifjeve të filozofisë materialiste, të përgatitura që një mijë vjet më parë e këndej. Risale-i Nur ka ngritur dyshimet e empozuara ndaj fesë, ka forcuar besimin e muslimanëve, duke qenë gati t`i zgjidhë të gjitha problemet e muslimanëve. Këto libra janë duke pastruar shkatërrimet e mëdha që kanë kaplluar tërë muslimanët, gurët e kalasë së të cilëve janë në madhësinë e malit. Këto nuk merren vetëm me përmirësimin e një zemre të veçantë, apo vetëm me ndërgjegjen. Por përmirësojnë përmbledhjen e mjeteve shkatërruese, që njëmijë vjet përpara. Risale-i Nur me mrekullinë kur`anore, po i kuron plagët, duke i mjekuar me ilaçet e Kur`anit dhe të besimit.