Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 93
(1-182)

Më përpara nuk e kuptoja se çfarë shkaku mund të fshihej mbas kësaj sjellje që bëja. Por tani duket qartë se mospranimi i sadakasë dhe i dhuratave, ka qenë vetëm për të mbrojtur sinqeritetin dhe përzemërsinë e Risale-i Nurit nga akuzat që mund t’i bëheshin në lidhje me interesin ekonomik, duke treguar se Risale-i Nur nuk ka synim fitimin material.”

Një shembull tjetër: Unë habitesha se si është e mundur që Saidi “i ri” në moshë të thyer, i mallëngjyer nga interesi për politikën dhe jetën e përditshme, sulmohej në mënyrat nga më të ashpërat nga armiqtë e fesë. Veprimtaria e tyre kundërshtohej nga ligjet e fesë, ashtu edhe me parimet njerëzore. Duke qenë një njeri delikat, sa edhe ngacmimin e nje insekti s’mund ta durojë, ata më drejtohen me intriga, tradhëti dhe kurthe nga më të pamundurat. Por mbi të gjitha arrita të përballoj me sukses, për më tepër me besimin tek All-llahu i Madhëruar e Fuqiplotë, asnjëherë askujt nuk ia kam pasur frikën.

Jam plotësisht i bindur që i gjithë ky guxim dhe kjo trimëri që më ka dhuruar All-llahu, është vetëm për shkakun që Risale-i Nur të mos shpërdorohet për interesin e asnjë gjëje dhe për t’u mbrojtur nga ankthet e imagjinuara të shtetit që dëshirojnë ta paraqesin Saidin si një njeri që shpërdoron fenë për qëllime politike.

Shembulli i fundit: Më vinte për tu habitur pse nuk e kisha shkrimin e bukur. Në shtatëdhjetë vitet e jetës sime kam zotëruar profesione themelore, por shkrimin nuk munda ta përvetësoja mirë dhe nuk mund të shkruaj as sa një fëmijë në moshën dhjetë vjeçare. Unë nuk isha edhe shumë i paaftë në krahasim me vëllezërit e mi, të cilët të gjithë shkruajnë shumë më bukur. Tani e kuptova pse nuk m’u dhurua aftësia për të shkruar. Do të vinte një ditë që sulmimeve të armiqve të ashpër nuk iu mjaftojnë aftësitë e pakta personale dhe kështu është i nevojshëm bashkimi i një grupi personash (komiteti apo forumi) që e kanë shkrimin e bukur. Në këtë mënyrë siç është e nevojshme që rreth një fare të mblidhen uji, ajri dhe drita, ashtu edhe Risale-i Nur që të bëhet si një dru shpirtëror, asaj duhet t’i shërbejë një laps i fortë, i formuar nga mijëra lapsa. Për të arritur këtë duhet të themi:

“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Thuaj: Vetëm mirësitë e All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Kur’an, 10:58 )

Me tregimin e shtatë shenjave do të shihni qartë ndihmën e All-llahut (xh.sh.) që ka treguar në formë mirësie, në kohën që janë shkruar veprat e Risale-i Nurit:

- Shkaku i parë: Para Luftës së Parë Botërore pashë një ëndërr. Isha në malin Ağrı, kur papritmas mali shpërtheu dhe u nda në pjesë të mëdha të cilat u shpërndanë në të gjithë botën. Në këtë gjendje të tmerrshme pashë se nëna ime ishte pranë meje dhe i thashë: “O nënë, mos u frikëso sepse kjo është vënia në jetë e urdhërit të All-llahut (xh.sh.). Ai është Mëshirëplotë dhe i Gjithëdijshëm”.

Nuk ka ze