Në këtë gjendje të tmerrshme një person i rëndësishëm, në formë urdhërore më thotë: “Tregoji mrekullitë e Kur’anit”. U zgjova nga gjumi dhe e kuptova që do të ndodhë një shpërthim i madh revolucionar (ideologjik) që do të ndikojë në rrëzimin e kështjellave mbrojtëse të Kur’anit. Dhe Kur’ani Famëlartë drejtpërdrejtë do të mbrojë vetveten. Kur’ani Famëlartë do të sulmohet, por ai do ta mbrojë vetveten me mrekullitë e Tij. Unë e kuptova që është e nevojshme që unë (me të gjithë paaftësitë e mia) të mundohem të shpjegoj mrekullitë e Kur’anit, që të përmbushë nevojat e shekullit tonë. Risale-i Nur do ta kryejë në mënyrë të duhur këtë detyrë. Është e nevojshme të shpjegohet edhe ndihma dhe mëshira e All-llahut që përfitohet duke i shërbyer Atij aktualisht në shpjegimin e mrekullive të Kur’anit.
Shkaku i dytë: Meqenëse Kur’ani Famëlartë është udhëzuesi dhe mësuesi ynë, për ne në çdo lëvizje e veprim, ai duhet të jetë udhëzuesi themelor. Kur’ani është duke sqaruar madhështinë e tij në ajete.
Veprat e Risale-i Nurit janë komenti i Kur’anit Famëlartë dhe njëkohësisht pronë e të vërtetës së Kur’anit. Kur’ani i madhërueshëm në fillim të shumë kaptinave (sureve) veçanërisht në
tregon lavdinë (përsosmërinë dhe madhështinë) e tij. Pra Risalet janë pasqyra e shkëlqimit të mrekullive të Kur’anit. Edhe ne duke u mbështetur në udhëzimet e tij, do të mundohemi të shpjegojmë madhështinë e Kur’anit.
- Shkaku i tretë: Për sa i përket veprave të Risale-i Nurit, jo nga modestia, por për të treguar të vërtetën themi se: Të vërtetat që ndodhen në Risale-i Nur nuk janë të miat por të Kur’anit Famëlartë, sepse prej tij kanë kulluar.
Meqenëse unë jam një njeri kalimtar në këtë botë, vepra ime nuk duhet të lidhet me mua. Dhe meqenëse ata dëshirojnë dhe luftojnë të zhdukin një vepër, është e traditës që të zhuket më parë autori i saj. Risale-i Nur që është frymëzuar nga madhështia dhe mrekullia e Kur’anit, nuk duhet të lidhet me një person që çdo çast mund të ndeshet me kurthe dhe të këqijat e armiqve. Të gjitha këto gjëra mund të sjellin zhukjen e tij. Pra është e padrejtë që një vepër me shumë të vërteta, të lidhet me një person që ka falimentuar. S’duhet harruar tradita e popullit që kërkon tek shkrimtari për të gjithë ato vlera që ka theksuar në veprën e tij. Pra nuk është e mirë të bëhesh hije për veprat e çmuara. Unë jam një person që nuk mund të gjendet tek unë as edhe një në një mijë, nga vlerat të cilat kërkohet t’i kem pranë. Në këtë mënyrë detyrohem të them se ato nuk janë produkti im, por janë produkt i kuptimit të Kur’anit. Dihet që cilësitë e një rrushi të shijshëm, nuk mund të kërkohen tek druri i tij i thatë, edhe unë jam në formën e një druri.
- Shkaku i katërt: Nganjëherë modestia ia rritë vlerën mirësisë, por edhe nganjëherë falenderimi duke përmendur mirësitë të mendjemadhëson. Kjo e fundit është e dëmshme. Për të shpëtuar nga dëmet që mund të të sjellë, duhet të ndjekësh rrugën e mesme.