Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 97
(1-182)

Ata që vijnë të më vizitojnë dhe më vlerësojnë si një njeri të shenjtë edhe kjo derë është e mbyllur. Sepse mua nuk më pelqen vetja dhe ata që më pëlqejnë mua nuk i pëlqej. E falenderoj All-llahun që nuk ma ka dhënë mendimin të pelqej veten.

Dera e dytë, është për ata që vijnë të më vizitojnë për arsye se manifestoj diamantet e Kur’anit. Ata që hyjnë nga kjo derë, i vlerësoj mbi sytë e mi dhe i pranoj mbi ballin tim në tre pozicione, si miqtë e mi, vëllezërit e mi dhe nxënësit e mi.

Mikut i takon të mbajë këto cilësi: Saktësisht me seriozitet të na përkrah shërbimet tona për Risale-i Nurin, qoftë edhe me zemër të mos përkrah padrejtësitë e të devijuarve dhe atyre që bëjnë risi në fe. Në këtë rast duhet të përpiqet të bëjë dobi edhe vetë ai.

Vëllai duhet të plotësojë këto kushte: Të më ndihmojë me sinqeritet për përhapjen e Risale-i Nurit dhe të kujdeset për faljen e namazit dhe të braktisë shtatë mëkatet e mëdha.

Për nxënësin janë këto kushte: Ai duhet ta pranojë Risale-i Nurin si pronë të veten dhe shërbimi ndaj saj duhet të jetë në plan të parë.

Sulmi i të devijuarve nga India deri në Kinë ka hapur plagë të thella dhe i ka mundur muslimanët. Në këtë mënyrë duke rënë në dyshime, mendojnë se përse kemi rënë në këtë gjendje. A është e mundur që në fenë islame të ketë ndonjë gjë fallso? Në këtë moment ai dëgjon se ka dalë një libër që vërteton çdo anë të besimit pa të lënë shteg për mohim, që filozofët i mposht dhe të devijuarit i hesht. Në moment dyshimi i tij i zhduket dhe i shpëton forca e besimit.6

Përse Risale-i Nur bën fjalë së tepërmi në lidhje me themelet e besimit? Hoxhallarët e mëparshëm thonin që besimi i një njeriu të thjeshtë është i barabartë me besimin e një njeriu të shenjtë.

Përgjigje: Në krye të fragmentit “Argumenti i Madh”, i cili bën fjalë për shkallët e besimit, nga fundi komentohet gjykimi i Imam Rabbaniut. Qëllimi kryesor i të gjithë tarikateve është zbulimi i të vërtetës së besimit dhe padyshim se zbulimi i një të vërtete të besimit, patjetër vlen më shumë se zbulimi i njëmijë çështjeve të fshehta të njerëzve të tarikatit.

Ana e dytë e kësaj: Besimi nuk përbëhet vetëm nga përmbledhjet e shkurta dhe nga imitimi i argumenteve. Patjetër që shkallët e besimit fillojnë nga një farë e vogël, që vazhdon deri tek druri gjigand dhe nga shkëlqimi i diellit i cili pasqyron tek pasqyra që ke në dorë dhe pastaj vazhdon nga pasqyrimi në det dhe tek vetë dielli i cili ka shkalla të ndryshme. Të gjitha dituritë, shkencat dhe përsosmëria e njerëzimit, përmblidhen tek besimi i vërtetë dhe tek dituria dhe argumentimet e amshueshme. Besimi që mbështetet në imitim, ndaj dyshimeve bie shumë shpejt i mundur, kështu që shkallët e besimit të vertetë, janë të pasosura. Kur bindesh me argumente të forta, qëndron përballë mijëra dyshimeve, ndërsa besimi që mbështetet në imitim, mund të zhduket me një dyshim.

Tani Risale-i Nur është duke komentuar dhe analizuar një fushë të gjerë të Kur’anit famëlartë. Risale-Nur me forcën që merr nga Kur’ani, do t’i shmangë rrymat e dëmshme që janë përmbledhur që njëmijë vjet e këndej.

Nuk ka ze