Shërbimi i Risale-i Nurit i përngjan sahabeve që ecin në rrugën e evlijaullahut, që është rruga e trashëguar nga Pejgamberi a.s. dhe ka për qëllim detyrën paqësore për shpërndarjen e dritës së besimit, duke vrapuar t’i shpëtojë besimin muslimanëve.
Në këtë kohë të tmerrshme, dy rezultate të Risale-i Nurit janë mbi çdo gjë, shkaqe që lexuesit e tij, nuk i japin rëndësi gjërave të tjera.
E para: Kush hyn në rrethin e Risale-i Nurit me besim dhe me bindje, ai ka argumente të forta që e ndihmojnë atë të shkojë në varr me iman. Sepse imani (besimi) i vërtetë është i përbërë nga dija dhe bindja e saktë, ku besimi nuk shkulet dot. Në çastin e vdekjes shejtani mund t’i japë vesvese dhe dyshime vetëm mendjes. Por besimi i vërtetë nuk është brenda konceptimit të mendjes, ajo zë vend dhe lëshon rrënjë në shpirt dhe depërton në sekretet e shqisave, ku dora e shejtanit nuk mund të zgjatet atje. Për këtë arsye besimi i këtyre është në një mbrojtje që nuk zhduket kurrë. Tani këtij besimi mund t’i arrihet me anë të dy rrugëve:
E para, mund t’i arrihet me metoda të mëparshme, duke pasuar personat e shtresave të larta, të cilët kanë përparuar në devotshmëri.
E dyta: Me anën e besimit, tek gjërat e padukshme, në njërën dorë duke patur frymëzimin e sekretit të Kur’anit, që ështe revalata hyjnore dhe në dorën tjetër argumentet e forta të bindjes, duke bashkëpunuar mendja me zemrën, mund të lartësohesh në gradën e vërtetë. Në këtë kohë kjo pozitë është e domosdoshme, e për këtë arsye është e nevojshme që të gjesh argumente materiale për t’i vërtetuar edhe me shkenca.
Pra rruga e dytë është themeli, fara dhe shpirti i të vërtetave të Risale-i Nurit. Këtë janë duke e arritur nxënësit e tij të sinqertë, që mund ta shohin edhe të tjerët, po qe se e vërejnë me kujdes.
Rezultati i dytë: Kush hyn në rrethin e Risale-i Nurit, garanton një thesar të madh të ortakërisë shpirtërore të jetës së pastajme, ku ti pa pasur dijeni të arrijnë dobitë e ahiretit. Çdo nxënës i vërtetë, me mijëra gjuhë dhe zemra, bëjnë dua dhe kërkojnë falje nga All-llahu (xh.sh.), si për veten e vet, ashtu edhe për vëllezërit e tjerë, që të bashkëshpërblehen nga Krijuesi Madhështor. Në këtë mënyrë të gjithë vëllezërit, me adhurim bëhen si disa engjëj që bëjnë zikër (përmendje të Zotit (xh.sh.)) me dyzet mijë gjuhë. Kjo mban një vlerë të madhe, ku qindra-mijëra duar të ngritura, kërkojnë sevapet (mirësitë) dhe të vërtetat e Natës së Kadrit në Ramazan. Nxënësit e Nurit shërbimin e Risale-i Nurit, e bëjnë duke mos kërkuar kurrfarë mrekullie. Ata besojnë se suksesi është në kryerjen e detyrës së duhur ndaj Allahut (xh.sh.) dhe për këtë jetë të mos presësh ndonjë shpërblim, duke menduar se detyra parësore është t`i përulemi urdhërave të All-llahut (xh.sh.). Shpërblimi është jashtë detyrës sonë. Ata me një sinqeritet të madh përpiqen dhe punojnë duke thënë: “Detyra e jonë është shërbimi, ajo na mjafton neve.”11