Sepse të mos bësh një haram, do të thotë të kryesh një urdhër të Zotit dhe kjo i përballon shumë sunnete. Kur në çdo anë të sulmojnë mëkatet dhe ti me sinqeritet ia arrin të largohesh nga ato, ke arritur sevapet e njëqind vaxhibeve dhe vetëm në qoftë se mbështetemi në devotshmëri, mund ta arrijmë këtë. Kjo është detyra më e madhe e nxënësve të Risale-i Nurit; mbështetja në devotshmëri dhe mbrojtja nga mëkatet. Meqenëse jetojmë në një model të keq të qytetërimit, ku në çdo minutë na paraqiten nga njëqind mëkate, ne me një qëllim të mirë, mund të bëjmë qindra adhurime.13
d) Ta shohësh gjithësinë me syrin e Kur’anit
Bediuzzamani thotë se: Brenda dyzet viteve të moshës sime dhe tridhjetë viteve të studimeve, mësova këto fjalë: Qëllimi i vëzhgimit të sendeve është kuptimi i artit të tyre, nëpërmjet pamjes së jashtme dhe e dyta nëpërmjet krijimit të tyre.
Çdo krijesë të All-llahut do ta shikosh vetëm me qëllimin e krijimit të Krijuesit, sepse ta shikosh në llogari vetëm të ekzistencës së artit, është gabim i madh. Çdo send ka dy fytyra, njëra përballet vetëm me Krijuesin dhe tjetra me krijimin e dukshëm të atij arti. Ndërsa dukuria e jashtme ndaj fytyrës së brendshme, është si një pikturë dhe nuk vlen më tepër se aq. Në këtë mënyrë po të shikosh mirësi duhet të mendosh Bamirësin, po të shikosh ndonjë art duhet të kujtosh Mjeshtrin dhe po të shikosh shkaqet duhet të mendosh Krijuesin e tyre. Po ashtu si pikëpamja edhe qëllimi ia shton vlerën e çështjeve, pra mëkatin në sevap, po ashtu edhe sevapet në mëkate. E kuptuat se një ibadet (adhurim), që bëhët për t’u dukur, në vend të sevapeve të përfitojë mëkate.
Në qoftë se ti e shikon materien në llogari të fytyrës së jashtme, është injorancë e madhe. Po qe se e shikon në llogari të All-llahut, ajo të hap një derë që të hulumtosh fuqinë Hyjnore.14
Bediuzzaman Said Nursiu me nxënësit e tij duke shkuar në gjyqin e Afjonit.
e) Si i edukohen veset njeriut?
Shumë rrugë mund të çojnë tek All-llahu (xh.sh.). Të gjitha rrugët e drejta kanë buruar nga Kur’ani Famëlartë. Disa nga këto rrugë janë më të shkurtëra dhe më të sigurta se të tjerat. Rruga që bën dobi më shumë nga Kur’ani, është rruga e dobisë, varfërisë, mëshirës dhe e mendimit. Rruga e dobisë është si ajo e të dashuruarit. Me adhurime që bën, fiton dashamirësinë e All-llahut. Kështu edhe varfëria të çon tek emri i të Gjithëmëshirshmit.
Rruga e mëshirës është më e mprehtë se rruga e parë dhe është një rrugë e gjerë që të sjell tek emri “Mëshirëplotë”. Rruga e mendimit është një rrugë më e pasur, e shndritshme dhe me e gjerë, e cila të çon tek emri “i Gjithëdijshmi”. Sepse kjo rrugë nuk është si ato që lëvizin fshehtazi, me dhjetë hapa, apo si ato që janë të qarta dhe që lëvizin me shtatë hapa.
Ndoshta ka rrugë që lëvizin edhe me katër hapa. Kjo nuk i ngjan rrugëve të tarikateve, sepse është e vërteta e drejtësisië së fesë islame.