Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 104
(1-182)

Përveç këtyre mban edhe shumë virtyte, dritë dhe forcë. Meqë jemi duke jetuar në një kohë të vështirë, duke u përballuar me armiq të panumërt dhe ne duke qenë një pakicë e dobët dhe e varfër, po jetojmë ndëshkime të ashpëra të armiqve, të cilët me komunitete të shumëllojshme na sulmojnë me devijimet dhe risitë e papëlqyera. Por megjithatë dhuntia hyjnore na ka angazhuar me një peshë të rëndë, të madhe, e të amshueshme. Në këtë mënyrë ne më shumë së të gjithë, me tërë fuqinë tonë jemi të detyruar të fitojmë sinqeritetin dhe kemi nevojë shumë që ta zotërojmë sekretin e sinqeritetit. Mos të harrojmë vërejtjen që na tërheq ajeti:17

Në këtë mënyrë duhet të mbrojmë veten nga ndalesat e All-llahut (xh.sh.), duke i braktisur veprat e pakuptimta dhe të panevojshme, sepse ato janë vese të mendjemadhësisë, të cilat dëmtojnë jetën e pastajme dhe na shtyjnë që t’i kundërvihemi sinqeritetit.

Vëllezër! Ta dini se punët e mira kanë rëndësi të madhe. Ato përballohen me armiq të rreptë. Hz. Jusufi a.s. ka thënë:18

Në këtë mënyrë a është e mundur që t’i zëmë besë nefsit? Duhet t’i hapim sytë që të mos na mashtrojë nefsi, uni. Tani do t’u paraqes disa parime me të cilat mund të fitosh dhe mbrosh sinqeritetin.

Parimi i parë: Në punët tuaja, qëllimi kryesor është të keni parasysh hirën e All-llahut (xh.sh.). Pra po qe se Ai na do, atëhere edhe e gjithë bota të hidhërohet nuk ka rëndësi. Po qe se Ai na pranon, atëhere nuk ka vlerë fare refuzimi i të gjithë botës.

Parimi i dytë: Të mos kritikosh vëllezërit, sepse ata bashkë me ne, janë duke i bashkëshërbyer Kur’anit e besimit dhe duhet të mos paraqitesh para tyre me virtyte lakmuese. Sepse një dorë e jotja nuk i kundërshton tjetrës, njëri sy nuk e kritikon tjetrin, gjuha nuk i del kundra veshit, shpirti nuk i sheh gabimet e zemrës. Kështu njëri-tjetrit ia plotësojnë mangësitë, duke ia mbuluar gabimet. Po ashtu edhe mekanizmat e një fabrike nuk konkurojnë njëri me tjetrin. Duke parë gabimin e tjetrit, nuk e kritikon atë dhe nuk mundohet t’ia ndërpresë punën tjetrit. Ai me të gjitha aftësitë që ka, mundohet që t’i ndihmojë.

Po qe se sado pak bëhet ndonjë uzurpim, tërë fabrika ngatërrohet dhe jetën e saj e humb pa kurrfarë rezultati. Në këtë mënyrë edhe fabrikanti e dënon atë.

Tani ju nxënësit e Risale-i Nurit dhe ju shërbëtorët e Kur’anit, ju edhe shpirtërisht jeni në një pozitë të lartë dhe jeni dhëmbëzat e një fabrike që do të japë rezultatin e një jete të përjetshme dhe lumturinë e paskajshme. Ne jemi duke punuar në një anije, e cila muslimanët do t’i nxjerrë në bregdet që të shkojnë në xhennetin “Darus-selam” (vendi i shpëtimit). Sigurisht që katër njësha së bashku, shpirtërisht garantojnë forcën e njëmijë e njëqind e njëmbëdhjetës, forcë kjo që del nga bashkimi i sinqertë. Ne nuk duhet të harrojmë se kemi nevojë dhe është e domosdoshme që të bashkohemi duke mbështetur njëri-tjetrin me sinqeritet.

Nuk ka ze