Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 107
(1-182)
III- PJESA E TRETË

FAZAT E GJYKIMIT

1- Burgosja në Eskishehir (1935)

Kanë lajmëruar se ka për qëllim të prish sigurinë e popullit, duke abuzuar fenë për të bërë reaksione.

Përgjigje: Së pari ju them se, mundësia është tjetër dhe e vërteta është diçka tjetër. Secili individ mund të vrasë shumë njerëz. Nga kjo mundësi a është e mundur të akuzohet dikush? Mundësia është që çdo fije shkrepëse të djegë një shtëpi. Nga kjo mundësi, a duhet t’i zhdukim shkrepëset?

E dyta, kurrë nuk bëhet ajo që thoni se po abuzojmë me fenë, sepse shërbimi ynë për besim (iman), bëhet vetëm për hirën e All-llahut (xh.sh.). Ashtu siç dielli nuk bëhet planet i hënës, ashtu edhe besimi që është çelësi i ndritshëm i jetës së lumtur dhe dielli i jetës se pastajme, pra feja, nuk shpërdorohet për politikën e rreme të jetës shoqërore. A ka në këtë gjithësi një çështje në madhësinë e besimit e të shpërdorohet për të!

O trupi gjykues! Po qe se arrestimi im dhe torturat e juaja bëhen vetëm për jetën e botës së përkohshme, më zini besë se ashtu siç kam heshtur për dhjetë vjet, përsëri nuk do të flisja. Por meqë ky arrestim i imi shqetëson ahiretin e shumicës, sepse me Risale-i Nur, i cili i shërben besimit dhe mban vlerën e zbulimit të sekretit të gjithësisë, në llogarinë e këtij shërbimi, po të kisha edhe njëqind kokë dhe po të pritet çdo ditë nga një, përsëri nuk do të tërhiqesha. Duke shpëtuar nga ju, sigurisht që nuk do të shpëtoj nga vdekja. Unë jam plak dhe jam duke pritur tek dera e varrit. Duke shërbyer me Risale-i Nur, sekreti i Kur’anit i shërben jetës së lumtur të popullit dhe kështu jemi duke zgjidhur një problem, i cili është i secilit, pra jemi duke sqaruar se çfarë është vdekja.

Vallë a është e mundur që një njeri të abuzojë fenë për çështje politike, problem i cili për në këtë botë është çështja e vdekjes. Koha e vdekjes nuk është e caktuar, ajo çdo çast mund të ta presë kokën dhe të shërbejë si një librezë lirimi drejt një vendi më të bukur, ose për një ekzekutim të përjetshëm. Ndërsa dera e varrit që nuk mbyllet kurrë, ose është një derë e errësirës dhe e asgjësimit të përjetshëm, ose dera e një bote ndriçuese dhe të përjetshme, ku lumturia nuk soset asnjëherë.

Tani Risale-i Nur me ndihmën e Kur’anit, e argumenton si dy herë dy bëjnë katër, se është një shpëtim që xhelatin e exhelit (kohës së vdekjes) e shndërron në fletë-lirimi dhe varrin nga një pus i pafund, e shndërron në derën e kopshtit të bukur. Tani për t’i gjetur zgjidhje këtij problemi, do të sakrifikoja të gjithë botën. Dhe çdo kush që ka mend, kishte për ta sakrifikuar.

Tani ju zotërinj, ashtu siç ju tregova, Risale-i Nur ka zbuluar qindra çështje të besimit, prandaj si është e mundur që ato t’i konsideroni si libra të dëmshëm që kanë lidhje me rryma politike.

Nuk ka ze