Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 109
(1-182)

Përsëri ju paraqes si dëshmitarë 30-40 librat e mi që janë në duart e trupit gjykues dhe veçanërisht pjesët “Mesazhet e ekonomisë”, “Prijësin e të moshuarve” dhe “Ngushëllimi dhe shpresa për të sëmurët”, që i përgjigjen nevojave të fatkeqëve, të varfërve, të sëmurëve, të moshuarve dhe besimtarëve, se i kam shërbyer turqve më shumë se njëmijë nga ata. Këto libra nuk janë në duart e kurdëve, por sigurisht që në duart e rinisë turke.1

Bediuzzaman Said Nursiu duke pritur në koridorin e gjyqit të Afjonit.

Po qe se ndonjë person i pafe, i cili nuk e njeh mirë se ç’është republika laike më thotë se: “Librat e tu po i japin një rrymë të fortë fesë”, u përgjigjem kështu: “Sistemi laik i republikës, e dimë që do të thotë ta ndash fenë nga jeta e kësaj bote. Përndryshe askujt nuk i vjen ndërmend se ajo refuzon fenë, apo është një sistem fare pa fe. Këtë mund ta pranojë vetëm ndonjë i pafe budalla. Ja pra ashtu siç në rruzullin tokësor nuk mund të jetohet pa fe, ashtu edhe nuk është e mundur të jetojë pa fe populli turk, i cili kudo është quajtur si një binom, turk-musliman, megjithë një pakicë jomuslimane të tyre. Prandaj ndaj këtij populli fisnik, fetar i vërtetë, të cilët që njëmijë vjet me ushtrinë e tyre heroike, kanë ngritur qytetërimin e fesë islame nëpër botë, duke e shkruar historinë me majat e shpatave, kush do të shpifë se ky popull e refuzon fenë, apo edhe mund të mbesin pa fe, këta gënjeshtarë të pafe dhe të pakombë, do të meritojnë torturën e fundit të xhehennemit. Megjithatë Risale-i Nur, përveç çështjeve të besimit, nuk e shpjegon gjerësisht fenë...

Risale-i Nur për arsye se është koment i Kur’anit, ai është i lidhur me Kur’anin. Kurse vetë Kur’ani në të vërtetë është i lidhur me Arshin e Madh, sikurse rruzulli tokësor me diellin. Në këtë rast kush do të sundojë kontinentin e Azisë ai nuk mundet të hapë luftë me Risale-i Nurin, sepse është koment i Kur’anit, pra sundimtari i Azisë ka nevojë që të pajtohet me to, bile edhe vetë duhet të përfitojë dhe ta mbrojë atë.

Ndaj kërkesës për heshtjen time, atyre u përgjigjem kështu: “Meqë për të mbrojtur ndonjë çështje, për të shpallur një mendim politik, apo për ndonjë interes të kësaj jete, shumë njerëz pa fare ngurrim sakrifikojnë veten, duke mos u tërhequr, si është e mundur të mos sakrifikoj jetën time me një çështje, shpërblimi i së cilës është xhenneti madhështor, ku lumturia e tij nuk soset kurrë. Jam duke shpenzuar jetën për një zbulim që i ka habitur të gjithë filozofët, prandaj numri i kokave të mia sikur të ishte sa atomet e trupit tim, përsëri të gjitha do t’i sakrifikoja, për shkak se kjo rrugë na garanton një lumturi të pafundme. Njëkohësisht, po qe se mendoni që të më heshtni duke më zhdukur, është e kotë, sepse atëherë në vendin e një gjuhe time, do të flasin njëmijë gjuhë.

Nuk ka ze