Risale-i Nur që njëzet vjet është vendosur nëpër shpirtrat e njerëzve, e ju në vend të një gjuhe që do të bëni të heshtë, kam shpresë tek Mëshirëploti i Madhërueshëm, që do të sigurojë të folurën e mijëra gjuhëve.”2
Bediuzzamani nuk mbante vetëm shqetësimin e tij. Ai qante për gjendjen e trazuar të popullit islam. Ai në një ditë të festës së Republikës, duke qenë në burgun e Eskishehirit, nga dritarja hodhi vështrimin ndaj vajzave që po luanin dhe qeshnin në oborrin e gjimnazit, duke hedhur valle. Momentalisht si në një kinema shpirtërore, atij iu shfaq jeta e tyre pas pesedhjetë viteve. Ja se ç’thotë:
“Nga pesë apo gjashtëdhjetë nxënës që ndodheshin aty, dyzet prej tyre, pas pesëdhjetë vjetëve i imagjinoja të vdekur dhe të kalbur në varr, duke vuajtur dënimin e punëve të tyre të pahijshme. Ndërsa dhjetë prej tyre ndoshta akoma nuk kanë vdekur, por janë tek mosha shtatë apo tetëdhjetë vjeçare. Janë shëmtuar dhe në vend të dashurisë e respektit, vuajnë vetminë dhe vështrohen me mëri dhe urrejtje, për arsye se në moshën e rinisë ata nuk kanë mundur të ruajnë namusin dhe nderin. M’u dhimbs gjendja e tyre dhe fillova të qaj. Vajin tim e kishin dëgjuar edhe shokët, që në moment erdhën dhe më pyetën për çfarë po qaja.
- Largohuni dhe më lini të qetë në hallin tim,-iu përgjigja atyre.”3
Edhe gjatë burgimit, nxënësit e Bediuzzamanit i ndenjën besnikë atij dhe Risale-i Nurit. Ata ishin të mendimit se kush i shërben Risale-i Nurit, shpëton besimin (imanin). Tarikati dhe shehlleku, anëtarëve të vet u garanton grada të evlijallekut. Ndërsa t’i shpëtosh besimin dikujt, është gjëja më e rëndësishme dhe më me sevapë se sa dhjetë vetëve t’ia garantosh evlijallëkun. Sepse besimi është shkaku për të fituar lumturinë e përjetshme, e cila vlen për njeriun sa rruzulli tokësor. Evlijalleku është një shkak që t`i zgjerohet xhenneti besimtarit. Kurse një njeri të vetëm ta bësh mbret është më e rëndësishme se sa t`i bësh oficerë dhjetë vetë. Po ashtu edhe të shpëtosh vetëm besimin e njërit, është më e rëndësishme se sa dhjetë vetë t`i bësh evlija.
a) Si kaloi jeta e Bediuzzamanit në qytetin Kastamonu
Nxënësi i sinqertë i Bediuzzamanit, Mehmet Fejziu, thotë se:
“Kush merakoset të dijë për Said Nursiun, përgjigjen e vërtetë të gjendjes së tij dhe të Risale-i Nurit, le ta marrin nga shenjat e tridhjetë e tre ajeteve të mrekullueshme të Kur`anit (të regjistruara në “Rrezen e parë” të kompletit Risale-i Nur). Gjithashtu le të lexojë me kujdes fragmentet e Risale-i Nurit nga “Isharatul Kur’anije”, “Keramati Alevije” dhe “Kerameti Gavsije” dhe do t’i mjaftojnë. Mësuesi ynë Bediuzzaman, pasi përballohet me nderimin e Emrave të All-llahut, “Nur” dhe “Hakim,” ato autorit ia hapën thesaret e Kur`anit. Në këtë rast jo për ta lavdëruar, por ashtu siç na urdhëron Kur`ani që, “t’i përmendim mirësitë që na ka sjellë All-llahu”, u them se ky dijetar që shpall dituritë e së vërtetave, zotëron moralin e Hz. Muhammedit (alejhissalatu ues-selam). Ai i ka tejkaluar perdet e nefsit dhe të veseve të mëkatshme dhe në shekullin tonë ka arritur tek një moral shembull. Deri tani e gjithë jeta e tij ka kaluar në modesti, mënyra e jetesës dhe veshja e tij ka qenë shumë e thjeshtë, kurse morali, fisnikëria dhe sjellja e tij, kanë qenë jashtëzakonisht të larta, duke mos i dhënë fare vlerë gjërave të përkohshme.