Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 108
(1-182)

Kjo s’është e mundur kurrë. Kush e pranon këtë? Cili ligj e kërkon mendimin tuaj? Përgjigjen e kësaj a nuk do t’ua kërkojnë edhe brezat e ardhshëm dhe All-llahu në jetën tjetër? Dhe ju që jeni në krye të këtij populli të atdheut të shenjtë dhe jeni duke sunduar nipat e gjyshërve të devotshëm, a nuk është e nevojshme të anoni nga stërgjyshit tuaj; dhe sistemi laik republikan, a nuk duhet të ishte i paanshëm, ku ashtu siç nuk i prek ata që janë të pa fe, po ashtu nuk duhet t’i ngacmojë edhe besimtarët me pretekste imagjinare?

E treta: Para dymbëdhjetë vjetëve, të mëdhenjtë e Ankarasë, më thirën që të më respektojnë për librin “Gjashtë hapat”, ku i kam dhënë përgjigjen e duhur anglezëve. Shkova që të punoj me ta, por gjendja e tyre nuk i pëlqeu pleqërisë sime.

Më thanë: -Puno me ne.

U thashë: -Saidi “i ri” do të punojë për jetën tjetër, me ju nuk mund të punojë. Por edhe nuk u përzihem punëve tuaja.

“Farmacia” e Risale-i Nurit sjell sigurinë dhe qetësinë e popullit me anë të mësimeve të imanit (besimit). Mosbesimi është shkak i imoralitetit. Para 20-30 viteve, pashë në një gazetë që një anglez, përgjegjës i kolonive, thonte se: “Muslimanët derisa të kenë në dorë Kur’anin, ne nuk mundemi t’ia arrijmë qëllimit që t’i sundojmë ata. Më parë duhet të përpiqemi që nga dora e tyre t’ia heqim Kur’anin, apo ta zhdukim atë”. Kjo fjalë e këtij mosbesimtari inatçor, që tridhjetë vjet ma ka lakuar kokën nga filozofët e Evropës dhe më ka bërë që të merrem me ta. Në këtë mënyrë unë nuk kam kohë të shikoj punët e brendshme. Njëkohësisht jam i bindur se edhe shkatërrimet e brendshme tonat, janë prej atyre. Unë u hidhërohem filozofëve të Evropës dhe i godas ata. Por gjithashtu e falenderoj All-llahun (xh.sh.), që Risale-i Nur i shkatërroi mendimet e atij mosbesimtari, bile jam duke i bërë të heshtin të gjithë filozofët materialistë dhe natyralistë. Pra, a është e mundur që ndonjë shtet të ndalojë prodhimin e vet fisnik dhe minierën e fortë shpirtërore, si Risale-i Nur, apo ta akuzojë autorin e tij? Liria e murgjëve të Evropës po na tregon se nuk ka asnjë ligj që i ngacmon ata që merren vetëm me jetën e pastajme.

Pika e katërt: Jam akuzuar se gjoja i jap dikujt mësim tarikati, i ndaluar ky me ligj nga shteti.

Përgjigje: Së pari si dëshmitar u paraqes të gjithë librat që i keni në dorë, se unë angazhohem me të vërtetat e besimit. Dhe në disa fragmente kam shkruar se: “Nuk është koha e tarikatit, por sigurisht që është koha që të shpëtosh imanin (besimin). Pa tarikat, shumë njerëz mund të shkojnë në xhennet, por pa besim askush s’mund të hyjë në të. Për këtë arsye duhet të përpiqemi që të forcojmë besimin”.

Ata që duan të më nënçmojnë për shkak se nuk jam turk, u përgjigjem atyre kështu: -Zotërinj! Para së gjithash unë jam musliman, kam lindur në Kurdistan. Por 99 % e shërbimit tim u është bërë turqve, jeta ime më shumë ka kaluar me turqit dhe shumica e shokëve të mi më të sinqertë janë turqit dhe për arsye se heronjt e mëdhenj të ushtrisë islame kanë qenë turq, karakteri im fetar më detyron që t’i dua ata dhe të anoj nga ata. Bile u paraqes si dëshmitarë njëmijë turq të vërtetë, që u kam shërbyer turqve sa njëmijë nga ata që më nënçmojnë dhe e shpallin veten si patriotë.

Nuk ka ze