Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 111
(1-182)

Ai ka mbrojtur nderin e diturisë, duke ia bërë vetes parim që kurrë të mos i përulet askujt. Megjithëse nganjëherë përpara tij janë parashtruar begati të kësaj bote, i ka përbuzur ato duke ia kthyer shpinën. Ne nxënësit e tij dëshmojmë se kurrë nuk ka marrë zekat, sadaka apo dhuratë prej dikujt. Madje kur ishte në Kastamonu, për të paguar qiranë e shtëpisë, shiti jorganin e vet dhe përsëri nuk pranoi dhuratën e dikujt.

Mësuesi ynë, vetë duke qenë larg vetive të të dukurit në sy të tjerëve, edhe nxënësit vazhdimisht i këshillonte të mos i afrohen asaj, se ajo është një peshë e rëndë dhe nuk është gjë tjetër përveç se mendjemadhësi, që bie në kundërshtim me sinqeritetin. Ndaj secilit dhe veçanërisht ndaj pleqve, fëmijëve dhe të varfërve, u afrohej me mëshirë, dashamirësi dhe vëllazërim të sinqertë. Nga fytyra e tij vazhdimisht shfaqej një dritë mes seriozitetit dhe buzëqeshjes. Megjithë madhështinë e tij, ai ishte shumë i sjellshëm. Ai nuk fliste shumë, fliste përmbledhtazi, ku me diturinë e tij gjeniale dhe me pak fjalë, jepte shumë për të kuptuar.

Mësuesi vazhdimisht përpiqej që të mbulojë gabimet e të tjerëve dhe nuk lejonte të mirrej dikush nëpër gojë... Ai ishte ekspert për të edukuar veset e nefsit dhe asnjëherë nuk i shërbente dëshirave të tij. Ngrënia e tij ishte aq pak, saqë nuk ishte e mundur që ajo t’i mjaftonte një njeriu, flinte pak, si në dimër ashtu edhe në verë. Natën nga mbrëmja deri në mëngjes, më së shumti e kalonte me ibadet (adhurim). Namazin e tehexh’xhud-it (natës) dhe lutjet e zakonshme të veta, nuk i braktiste kurrë. Bile në një Ramazan, duke qenë shumë i sëmurë dhe gjashtë ditë pa ngrënë asgjë, përsëri nuk i braktisi adhurimet dhe agjërimin. Komshinjtë e tij dëshmojnë se: “Ne, tetë vjet pa ndërprerë, verë-dimër, deri në mëngjes, dëgjonim zërin e bukur të mësuesit tuaj që i lutej All-llahut të Madhëruar.”

Mësuesi ynë ka qenë shumë i kujdesshëm ndaj pastërtisë, gjithmonë ka qenë me abdest dhe kohën e ka vlerësuar shumë, shkruante Risale-i Nur, u merrte me korigjimin e tij dhe këndonte “Xheushenul kebir” (dua-lutje). Në shumë raste gjatë verës, dilte nga qyteti në kodrat e largëta, bile edhe gjatë rrugës, korigjonte ose dëgjonte mësimet tona, që na kishte mësuar më parë. Shprehjet e tij fisnike dhe të ëmbla, mësimi, apo udhëzimi me ta nga mëngjesi deri në mbrëmje, nuk të jepte fare lodhje. Ai shërbimin e Risale-i Nurit e preferonte nga veprimet e tjera, duke thënë se: “Që njëzet vjet, përveç Kur’anit dhe Risale-i Nurit, nuk kam pasur dhe nuk kam lexuar ndonjë libër tjetër.” Ja pra një person që fuqinë e tij e merr nga ana e Frymëzuesit Absolut, ai me dritën e Kur’anit, duke ndriçuar zemrën e vet, s’mund t’i duhet libër tjetër përveç Kur’anit të mrekullueshëm. All-llahu i Madhëruar në periudhën e shkruarjes së Risale-i Nurit, mësuesit tonë i ka dhënë një aftësi superiore që nuk tregohet dhe nuk është e mundur që të përballet kush tjetër me këto mirësi. Çdo libër i Risale-i Nurit është shkruar në kurbet, duke qenë i sëmurë e me kushtet më të vështira. Kështu All-llahu i Madhëruar, në këto kushte u ka dhuruar besimtarëve këto vepra. All-llahu (xh.sh.) atij i ka dhënë një aftësi gjeniale, duke mundur të hulumtojë qiellin si një libër dhe rruzullin tokësor si një faqe. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se ndihma e pastër e All-llahut (xh.sh.). Risale-i Nur përmban dhe tregon urdhërat më të larta të Kur’anit të mrekullueshëm, pra besimin dhe dituritë e shkencave me gjithë ngjarjet që ndodhen në gjithësi. Ai njerëzit i nxit të lartësohen në shkallën maksimale dhe me ndihmën e All-llahut ngjall zemrat që janë bërë gati të vdesin. Me sekretin e fjalës së shenjtë:

Nuk ka ze