Për çdo njeri, veçanërisht për ne muslimanët, është ngritur një çështje, sa një arë me madhësinë e kësaj bote dhe e përjetshme, kështu ose do ta fitosh ose do ta humbësh atë. Për njeriun e mençur, aq e vlefshme është kjo, saqë sikur të kishte pasur fuqi dhe pasuri sa Anglia dhe Gjermania, do ta shpenzonte atë për të fituar këtë akuzë pa u tërhequr fare. Njëkohësisht sot kjo çështje është aq e rëndësishme dhe delikate, saqë sipas konstatimeve shpirtërore, në një vend ku kanë vdekur dyzet vetë, vetëm njëri kishte vdekur me besim, dhe të tjerët e kanë humbur këtë dava (çështje).
Tani a është e drejtë që t’i lëmë këto shërbime dhe veprime, të cilat në varr për ne do të vlejnë si një avokat i fortë, ku 80 % e njerëzve ua siguron fitoren e saj? Pra ky është besimi. A e kuptove kështu vlerën dhe shërbimin e madh që po kryen Risale-i Nur?
Njerëzit në këtë botë kanë ardhur me obligime të rëndësishme dhe është e padyshimtë se në këtë bujtinë të përkohshme, ata janë misafirë dhe me siguri një ditë do të ikin në vendin e përjetësisë. Pra çdo njeri që jeton në këtë botë, medoemos do të vdesë dhe prej saj asnjëri nuk ka shpëtim. Pra do të vijë një ditë që ne me të gjithë dashamirët që bashkëjetojmë këtu, do t’i braktisim të gjithë. Tani shtrohet pyetja se ku do të shkosh, a e sigurove vendin atje, që është mijëra herë më mirë se kjo botë.
Tani për këtë arsye, unë dhe vëllëzërit e mi, po të kishim mend njëqind herë më tepër se kemi, mezi ndoshta do të na mjaftonin për këtë shërbim.”
Bediuzzamani, nxënësit e tij i ka penguar nga politika e jashtme dhe e brenshme, ndërsa mëshira e tij e lartë, nuk e ka lënë të mbetet i pakujdesshëm ndaj të shtypurve të luftës botërore dhe ato i ka ngushëlluar dhe i ka dhënë lajme të sihariqshme, duke sqaruar rezultate shpirtërore për ata që vuajnë torturën e mizorëve.
“Ndjenjat e mëshirës më shtyjnë që të prekem shumë për njerëzit që vuajnë të ftohtin e dimrave, me gjithë ato ndëshkimet shpirtërore dhe fatkeqësitë, uritë dhe torturat e ndryshme. Në këtë rast zemra ime vërejti se nga këto fatkeqësi, jo vetëm muslimanët, por edhe mosbesimtarët përfitojnë nga mëshira e All-llahut (xh.sh.).
Që 3-4 muaj duke mos marrë fare lajm nga gjendja e botës, dhembshuria më përkujtoi fëmijët e evropianëve dhe të rusëve dhe duke menduar kështu mëshirën e All-llahut, ata që vdesin si rezultat i fatkeqësive qiellore dhe nga ato që vijnë nga zullumqarët, në qoftë se kanë qenë nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ata janë shehidë dhe njëlloj si muslimanët edhe ato marrin shpërblimin shpirtëror. Por ato që kanë qenë përmbi pesëmbëdhjetë vjeç dhe po qe se kanë qenë të pafajshëm, apo të shtypur, kanë për të marrë shpërblime të mëdha. Ndoshta kjo gjendje për ta, bëhet shkak shpëtimi nga torturat e xhehennemit. Sepse në këto kohëra njerëzit kanë qenë të penguar që të përjetojnë fenë e vërtetë të Hz. Muhammedit a.s. (e njëjtë me kohën e fetretit, pauzës si periudha midis Hz. Isait a.s. dhe Hz. Muhammedit a.s.). Në këtë rast del në shesh hadithi që thekson se në kohën e fundit, feja e vërtetë e Hz. Isait (a.s.), do të bashkohet krah për krah me fenë islame. Atëhere ata që janë fetarë të vërtetë të fesë së Hz. Isait dhe janë duke u shtypur, me siguri edhe ata kanë rënë në periudhën e përngjashme të “fetretit”. Në këtë rast torturat e fatkeqësive të përjetuara nga ata, do të ishin shkak që të fitojnë një lloj grade shehidi (dëshmori). Veçanërisht për pleqtë e shtypur, të varfërit e të dobtit, dhe në qoftë se janë ndëshkuar nga ana e mizorëve të tmerrshëm, me siguri që fatkeqësitë dhe torturat e tyre, do t’ia fshijnë mëkatet që kanë rrjedhur nga arroganca e “qytetërimit” të keq, nga mosbesimi i imponuar dhe nga devijimi që solli filozofia materialiste. Duke menduar kështu, me të vërtetë mora një ngushëllim.