Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 116
(1-182)

Bediuzzamani një nxënësin e tij e kishte dërguar për shërbim në Ankara, ku atje duke parë gjendjen e popullit, i humbet shpresat dhe kthehet pranë mësuesit të tij në Emirdag dhe i thotë: “Detyra jonë është të shërbejmë. Ty nuk të arrin fuqia të garantosh ndikimin e fjalëve për të bërë sukses. Ajo është detyra e All-llahut (xh.sh.). Ne nuk duhet të dalim jashta detyrës sonë. Ti përse e humbe shpresën, duke shikuar atë gjendje me dyshim. Ti mos e humb shpresën dhe mos u bëj merak! Ti saktësisht dije se, sot për shërbimin tonë banorët e “Mele-i Alasë” (Komisioni i Lartë i Melekëve) duartrokasin. Për këtë arsye tek shërbimi ynë sasia nuk ka vlerë, cilësia është e rëndësishme. Nganjëherë vetëm një nxënës i vërtetë, përshkon njëmijë të tjerë.”- dhe në këtë mënyrë e qetësoi nxënësin e tij.

Mësuesi Bediuzzaman interesohej me një zell të madh për shkrimin dhe korigjimin e Risale-i Nurit, duke kontribuar vazhdimisht. Ai thoshte se: “Risale-i Nur është një mrekulli e Kur’anit që ka ndritur këtë shekull dhe atë të ardhshëm. Shërbimi dhe qëllimi ynë ështe lulëzimi i Risale-i Nurit, që përmban çështjen më të madhe të kohës sonë, besimin.”

Mësuesi për arsye se nuk zotëronte shkrim të mirë dhe nuk mund të shkruante shpejt, koha e tij kalonte duke kontribuar në korigjime, e kjo për të ishte një ushqim shpirtëror, madje punonte edhe kur ishte shumë i sëmurë. Kur ishte në burg, ia ndaluan edhe letërkëmbimin me të afërmit. Kështu mbeti larg edhe ndaj fjalëve ngushëlluese të dashamirëve. Megjithëse në faqe të dheut nuk kishte asnjë pasuri apo fëmijë, ai shpirtërisht kishte pasuri të pambarim. Mëshira e All-llahut atij i dhuroi Risale-i Nurin, që për të ishte çdo gjë. Atë e kishte pikëmbështetjen, qëllimin dhe ngushëllimin e tij. Kur dilte në shëtitje takohej me njerëz të karaktereve të ndryshme, ku gjithnjë mes tyre vendosej një dashamirësi dhe miqësi e ngrohtë. Njerëzit duke parë tek ai virtyte të jashtëzakonshme, përpiqeshin të lidhnin me të kontakt shpirtëror. Grave u thonte, “ju jeni heroina të mëshirës dhe mos harroni se keni përgjegjësi të madhe për edukimin shpirtëror të fëmijëve tuaj. Po qe se i rrisni si besimtarë, do të bëheni pjesëtare të mirësive të tyre”. Pleqve dhe të sëmurëve u thoshte, “unë kam shumë nevojë për lutjet tuaja”. Grave të reja u këshillonte që të falin namazin, duke i pranuar në këtë mënyrë si motra shpirtërore dhe duke u lutur për ta. Për arsye se ishte i sëmurë, nuk fliste shumë. Karvani i grave fisnike dëshmon për të me gjithë zemër, se mësuesi ishte një person me karakter shumë të lartë.

Janë interesante bisedat që bënte me fëmijët të cilëve u jepte shumë rëndësi, bile më shumë se të moshuarve, duke i thënë se: “O bijtë e mi, ju jeni fëmijët e pamëkatshëm. Unë jam shumë i sëmurë, bëni dua për mua, sepse lutja e juaj tek All-llahu është e pranueshme. Unë juve iu kam futur brenda lutjeve të mia, duke iu quajtur si nxënës dhe bij të mi shpirtërorë.” Në këtë mënyrë edhe fëmijët nga sytë e të cilëve rridhte drita e dashamirësisë, e përshëndesnin atë. Mësuesi thonte se: “Këto fëmijë në të ardhmen do të bëhen nxënës të Nurit. Shkaku i kontaktimit të tyre me mua është se ata janë duke parandierë se Risale-i Nur ka ardhur për t’u ndihmuar atyre, prandaj ata po tregojnë këtë dashamirësi.”

Bediuzzaman Said Nursiu në Xhaminë Fatih duke biseduar me një fëmijë.

Bediuzzamani edhe të tjerëve u këshillonte që të vazhdonin leximin e risaleve, duke thënë se: “Për ju do të ishte dobi dhe lumturi e madhe atëherë kur do të mbroheni nga rreziqe të imoralitetit, duke vështruar mbi rëndësinë ndaj të falurit.

Nuk ka ze