Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 119
(1-182)

Ato copa dhe atome të ajrit, duke krijuar këto punë të mahnitshme, duke u sjellur dhe lëvizur andej-këndej dhe duke dëshmuar

(Le ilahe ilall-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe me fuqinë e

(Kul hu vall-llahu ehad-Thuaj që All-llahu është Një), mund të ecin dhe lëvizin atomet e ajrit, duke formuar stuhitë, vetëtimat dhe rrufetë, brenda përplasjeve të valëve me një lëvizje të shpejtë e të ndryshme. Rregulli i tyre nuk prishet dhe ato në drejtimet e tyre nuk gabojnë, njëra punë nuk i bëhet peng tjetrës.

Pra, ose do të themi se secili atom apo secila pjesë e ajrit, ka dituri gjeniale dhe mban një vullnet të mprehtë dhe një fuqi të pasosur që sundimi i tyre ishte në gradën absolute apo secili atom do të ishte i nënshtruar shokut pa fare kundërshtim. Për këtë, asnjë “shejtan” nuk mund të thotë se atomet e ajrit mund të bëhen vetvetiu, sepse ajo është një e pamundur aq sa numri i vetë atomeve. Nga kjo del se këto vepra të mrekullueshme padyshim janë të All-llahut të Madhëruar, dituria e të Cilit është e pafundme dhe Ai i shkruan këto me lapsin e caktimit të Tij. Fuqia e Tij përfshin horizontet e qiellit, e cila për to është një faqe e shndërrueshme si një dërrasë e zezë shkollore, ku në të shkruhet dhe fshihet.

Elementet e ajrit vetëm me detyrën e bartjes së zërave, tregojnë ekzistencën e All-llahut (xh.sh.) që është vetëm Ai që i bën këto çudira. Tregimi i mëparshëm tregon të pamundurat e panumërta të të devijuarëve. Një nga detyrat e rëndësishme të ajrit është gjithashtu edhe bartja e rrymës elektrike, forcat tërheqëse dhe drita. Ajri në momentin që përcjell zërat në të njëjtin çast përcjell edhe rrymën elektrike dhe forcat tërheqëse. Ai në të njëjtën kohë u sjell erën bimëve dhe kafshëve, duke kryer detyrën e pllenimit të bimëve. Pra atomet e ajrit në të gjitha nevojat e domosdoshme atribojnë me një persosmëri të jashtëzakonshme, duke kryer detyrat e tyre. Tani me këto detyra të treguara më parë, vërtetohet se kozmosi është një “Arsh” i urdhërit dhe vullnetit të All-llahut (xh.sh.). Tani me këto tregime kuptohet se nuk është e mundur që nëpër gjithësi të sundojë rastësia e çthurur, fuqia e verbër, natyra e shurdhër, shkaqet e ngatërruara të paqëllimta dhe elementet injorantë të dobët e të pashpirtë, ato janë vetëm një krijesë e jo Krijues. Në këtë mënyrë e kuptova se secili atom dhe cep i ajrit, me gjuhën e gjendjes së tij thotë

(Le ilahe ilall-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe

(Kul hu vall-llahu ehad-Thuaj që All-llahu është Një). Kurse tek

(Huve-Ai), pashë çelësin e anës së dukshme të këtyre çudirave. Njëlloj edhe për botëra të padukshme

(Ai) është një çelës. Nga ana e fshehtë nuk u lejova që të vazhdoj më tej.

Të gjithëve mijëra selam!

Vëllai i juaj

Said Nursi

Nuk ka ze