Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 122
(1-182)

“Çdo gjë është një argument që dëshmojnë njësimin e All-llahut (xh.sh.)” d.m.th. nga atomi më i vogël deri tek dielli gjigand, është nga një dritare për të gjetur argumente bindëse për Njësimin e All-llahut (xh.sh.) me të gjitha funksionet e Tij. Tani në këtë pikë është një shenjë dhe argument përmbledhës per të besuar All-llahun (xh.sh.). Por Risale-i Nur këtë çështje e ka sqaruar gjerësisht sepse në kohën tonë ka më shumë nevojë për këto të vërteta. All-llahu i Madhëruar me mrekullinë e Kur’anit të vërtetat që nevojiten për kohën tonë, na i ka sqaruar gjerësisht.16

“Ai (All-llahu) është i pavdekshëm”

Vëllai i juaj Said Nursi

Duke parë disa shenja, u binda se armiqtë e fesë shqetësohen më shumë nga libri “Prijësi i Rinisë”, se nga të gjithë librat e tjerë. Mendoj se ata i ka shqetësuar më tepër çështja “Ai”, e cila duke treguar detyrat e ajrit, vërteton ekzistencën e All-llahut (xh.sh.), sepse edhe ai është futur në librin “Prijësi i Rinisë”.

Ky ka bërë të mundur të thyejë belin e mosbesimtarëve, duke i shkatërruar pikëmbështetjen e idhujve të tyre. Ata gjithnjë mbrojnë natyralizmin. Inshaall-llah dëshira e All-llahut bën që edhe forcat qeveritare t’i kthejë në llogarinë tonë.17

Said Nursi

Po ju tregoj një ndodhi: Para tridhjetë vjetëve, kur unë kam qenë anëtar i shoqatës “Darul hikmetul islamije”, bashkëpunëtori im Sejjid Sadeddin Pashai, më tha: “Saktësisht mora vesh se një komitet i mosbesimtarëve të vendit, që e kishte rrënjën jashtë, kishte parë një nga librat tuaj dhe kishte thënë se, deri sa është gjallë autori i kësaj vepre, ne nuk mundemi t’i përhapim mendimet tona të mosbesimit, prandaj duhet ta asgjësojmë atë.” Pashai shtoi: “Ruaje veten mirë...”. Duke pasur besimin se vdekja nuk ndërrohet, i thashë që mbështetem tek All-llahu (xh.sh.).

Ka tridhjetë ndoshta dyzet vjet që u përhap mendimi i këtij grupimi dhe duke përdorur çdo intrigë, ata nuk e kanë ndalur luftimin me mua. Dy herë më burgosën dhe nëntëmbëdhjetë herë më helmuan. Ata shtyjnë edhe popullin kundra meje, megjithëse jam i dobët, plak, i varfër e në kurbet. Unë duke pasur shumë nevojë për shërbimin e dikujt, kundra meje përpiqen që t’ia fusin frikën popullit, saqë kur ta marrin vesh se ndonjëri më ka përshëndetur, momentalisht e heqin nga detyra. Kështu përveç spiunëve nuk më afrohet asnjeri, bile edhe fqinjtë e mi i kishin trembur, saqë për disa ditë nuk guxuan të më flasin. Megjithëse në këtë gjendje, përsëri më mjafton ndihma e All-llahut (xh.sh.) për të qëndruar. Përballë këtyre vuajtjeve, mua vetëm Ai ma sjell durimin. E falenderoj shumë All-llahun që nuk më detyroi që të nënshtrohem.

Vëlla i dashur, në letrën tënde më shkruan se, “për qetësinë tënde, po të kisha fuqi do të të çoja në Damask apo në Qabe”.

Së pari po të tregoj se për t’i shpëtuar besimin popullit dhe për t’i shërbyer Kur’anit, unë po të isha edhe në Mekke, përsëri do të kisha nevojë që të vija këtu, sepse këtu paraqitet nevoja më e madhe. Po të kisha mijëra shpirtëra, po të më sulmojnë mijëra vështirësi dhe sëmundje, përsëri me mësimin që kam marrë nga Kur’ani, kam vendosur që t’i shërbej besimit dhe lumturisë së këtij populli.

Nuk ka ze