Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 125
(1-182)

Mbrojtja e studentëve të universitetit, mban vlerë të madhe. Vendimi i gjyqit edhe po të jetë ekzekutim, përsëri ata nuk tërhiqen nga ky shërbim i madh. Përballë këtyre sakrificave, dëgjuesit na pyesin: “Vallë këto njerëz a thua shpirtin e tyre e kanë gjetur në rrugë?” -Jo, por ata janë grumbulluar rreth një mësuesi hero, janë bërë nxënës të Risale-i Nurit.

Megjithë burgimet që i kanë dhënë këtyre nxënësve, ata asnjëherë nuk e kanë mohuar se janë nxënës të Risale-i Nurit. Njëri prej nxënësve të devotshëm të risaleve, Tahiri Mutllu, thotë:

“Para dy vjetësh shkova në Stamboll dhe bleva letra dhe makinë kopje dhe e solla në Isparta. Nga ato tre librat që janë para jush, dy i ka shkruajtur Hysrevi, ndërsa njërin unë. Unë e falenderoj shumë All-llahun, që na solli këto vepra për të na lartësuar dhe edukuar moralin fetar. Unë saktësisht mund të dëshmoj se as tek mësuesi ynë dhe as tek këto libra dhe nxënësit e tij, nuk mund të gjeni ndonjë krim nga ato që imagjinoni ju.”20

Për nxënësin e tij Zybejr Gyndyzalp21 Bediuzzamani ka thënë: “Njëmijë herë qofsh i lartësuar, se ke folur si heronjtë e kohës së vjetër, që kanë sakrifikuar jetën e tyre.”

Më pyesin në gjyq: - Edhe ti qenke nxënës i Risale-i Nurit?

- Unë tek vetja nuk shoh atë meritë që të bëhem nxënës i një mësuesi si Said Nursiu gjenial, por po qe se ai më pranon duke u lavdëruar them se, po, jam nxënës i Risale-i Nurit.

E falenderoj shumë All-llahun e Madhëruar që ma ka sjellur këtë dhunti, që të lexoj dhe të bëj dobi nga veprat e mësuesit të madh, ku me shpirt dhe me zemër jam mirënjohës ndaj tij, sepse është shkak i ballafaqimit tim me këto mirësi, besimi në Krijuesin e gjithësisë. Ai me vuajtjet e burgjeve të tmerrshme, ka paraqitur vepra brilante që të shpëtojë rininë që të mos bëhen tagji e komunizmit, të cilat të çojnë drejt burgjeve të xhehennemit, e për këtë arsye unë me gjithë zemër jam gati të qëndroj me vite në burgjet e kësaj bote.

Po qe se më ekzekutojnë për shkakun se jam në rrugën e Risale-i Nurit, burim i Kur’anit dhe frymëzues i njëzet milionë njerëzve me mësimet e fesë e të besimit islam, duke i mbrojtur nga dëmet e tmerrshme; po qe se më varni për këtë, unë edhe nga trekëmbëshi do të vrapoj duke bërtitur “All-llah!.. All-llah!” dhe “Ja Resulall-llah”. Sepse Risale-i Nur ka shpëtuar rininë nga komunizmi, për shkak të të cilit shumica janë futur në krime të anarkizmit.

Të nderuar gjykatës! Nga ndëshkimet dhe pikëllimet po qe se shkëputet një copë nga zemra, përballë një lajmi që një i ri ka dalë nga feja e vërtetë, ajo zemër duhet të bëhet copë, aq sa atomet e vogla.

Tani mendoni rëndësinë dhe vlerën e punës suaj që do të bëni me lirimin për pafajësinë tonë, e cila do të bëhet shkak që rinia muslimane do të mund të shpëtojë besimin nga belaja më e madhe, ateizmi. Ja kjo është arsyeja që më lidhë mua me Bediuzzamanin.22

Pjesa e fundit e mbrojtjes së Mustafa Sungurit, që pesëmbëdhjetë vjet ka qëndruar me mësuesin në internime dhe burgje:

“Të nderuar gjykatës!..

Nuk ka ze