Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 126
(1-182)

Besimi dhe feja islame na mëson me një zell dhe dashuri të madhe se Risale-i Nur, përveç dashamirësisë hyjnore nuk ka ndonjë qëllim tjetër. Ai duke u shkruar dhe lexuar si një mrekulli e Kur’anit, udhëzon t’i mbështetësh urdhërave të All-llahut (xh.sh.), e kjo si mund të jetë një krim dhe a është e mundur të bëhet faj t’i japësh mësime të islamit vëllezërve dhe të bashkohesh në rrugën e dashamirësisë së All-llahut duke përjetuar ligjin e Kur’anit dhe duke u tubuar në vende të amshuara hyjnore për lidhjet vëllazërore të ahiretit? Në qoftë se ju e quani një komunitet këtë, është lumturi për mua të jem anëtar i tij. Kjo për mua mban një vlerë të madhe, e cila më garanton një pozitë përmbi të gjithë rangjet dhe dhuratat e kësaj bote. Pra duhet t’i bëj falenderime të panumërta All-llahut të Madhëruar që ma ka sjellur të bëhem nxënës i Risale-i Nurit, duke më garantuar këto dhunti përrallore. Fjala ime e fundit do të ishte:

“Neve na mjafton që kemi All-llahun Ai është Mbrojtësi më i mirë.” (Ali Imran, 173)23

Mbrojtja e Mehmet Fejziut, i cili të gjitha akuzat e prokororit i pranoi me dashamirësi:

“Akuza ndaj meje është që i kam shërbyer Said Nursiut si sekretar dhe kontakti im me veprat e tij, të cilat konsiderohen si një krim i madh. Në këtë rast unë me tërë fuqinë time i pranoj me vend këto akuza. Sepse në krijimin tim mbaj një dëshirë të jashtëzakonshme ndaj diturisë. Si dëshmi për këtë keni organet e shtetit, të cilët kur më kontrolluan shtëpinë, më gjetën pesëqind e tetëdhjetë vëllime librash të shkencave të ndryshme në gjuhën arabe. Megjithë varfërinë time, jam shtyrë t’i blej këto libra që në rini, duke mos e ditur mirë edhe gjuhën arabe.

Tani me këto virtyte vazhdimisht kërkoja një mësues. E falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.), që duke e kërkuar larg atë, ma solli shumë afër.24

Ahmet Fejzi Kul, në gjyq:

“A ka mundësi të na tregoni ndonjë Bediuzzaman tjetër? Meqë mësuesin tim nuk e njihni mirë, po ua tregoj unë. Ai me diturinë e tij superiore, ka arritur të zgjidhë problemet më të vështira, që me logjikën e tij të paarritur ka habitur shumë dijetarë gjenialë. Ai pas gjysmës së moshës së vet, ka mësuar gjuhën në të cilën me një gojtari të jashtëzakonshme ka shkruar këto vepra madhështore, duke tërhequr nga vetja shumë njerëz, për t’i prirë dhe frymëzuar në nevojën e madhe të besimit, duke u bërë kështu një oqean i besimit dhe një thesar për gjetjen e argumenteve të tij.

Ai nuk është lakuar aspak nga dukuritë e përkohshme dhe nuk është përulur fare pas ndonjë interesi, prej askujt nuk ka pritur ndonjë lëmoshë, bile ua ka refuzuar edhe atyre që ia kanë zgjatur dorën për t’ia dhënë. Ai ndaj vështirësive të atdheut dhe të popullit musliman, është si nëna për fëmijën e vet. Duke sakrifikuar veten për të vërtetat e dritave të Kur’anit, është përpjekur që ta njohë sa më mirë Pejgamberin, Hz. Muhammedin (a.s.m.). Madje është përpjekur që t’i mësojë edhe tjerët që të shpëtojnë nga dituritë gjysmake. Megjithëse plak dhe i sëmurë, pa pritur ndonjë shpërblim nga kush, me dhuntinë hyjnore është munduar që t’i shpëtojë njerëzit nga injoranca dhe mosbesimi. Pra o ju anëtarët e trupit gjykues, ne atë e çmojmë jashtëzakonisht, ai është simbol i sakrificës së jashtëzakonshme, duke përmbledhur tek vetja të gjitha moralet dhe virtytet e mira.25

Nuk ka ze