Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 123
(1-182)

Së dyti, në letrën tënde më thoje se: “Qeveritarët në vend që të të respektojnë, ata të dënojnë. Po të ishe në Egjipt apo në Amerikë, do të përmendëshit me respekt në histori.”

Vëllai im i kujdesshëm dhe i dashur! Rruga dhe idea jonë nuk është që të presim nga populli ndonjë nderim dhe respekt dhe të më duartrokasin. Unë nga këto largohem rreptë. Veçanërisht regjistrimi ynë në histori dhe fama e rremë, kundërshton me themelin e principit tonë të sinqeritetit. Jo vetëm që nuk e kërkojmë atë, por personalisht po trishtohem prej tyre. Ne nga mëshira e All-llahut kërkojmë vetëm që njerëzit ta ndjejnë nevojën e Risale-i Nurit, i cili ka buruar nga Kur’ani...

Na provuan shumë lloj intrigash për të na ndaluar shërbimin e Risale-i Nurit.

Para dyzet vjetësh kur isha në Stamboll në një festë të veçantë (të grekëve dhe armenëve), në Kağıthane, bregdeti në të djathtë dhe në të majtë ishte plot me vajza dhe gra gjysëm lakuriqe. Shokët e mi deputetët Sejjid Taha dhe Haxhi İljasi, pa ditur gjë unë, po më provokonin gjatë shëtitjes me varkë, duke kaluar pranë grave. Ndërsa pas një ore shëtitjeje, më treguan se më kishin kontrolluar me radhë dhe më thanë: “Mbetëm të habitur me gjendjen tënde. Përse nuk i shikove aspak ato?” U thashë: “Nuk i dua shijet e përkohshme, të panevojshme e me mëkate, që pastaj të detyrojnë të pendohesh”.

Edhe ata që më kanë shoqëruar mua, e dinë mirë se nuk ia pranoj kujt dhuratën, sadakanë, apo ndonjë tjetër mirësi. Këtë nuk e kam bërë për ndonjë gjë tjetër, vetëm se mundohem që ta mbroj nderin e fesë. Me Risale-i Nurin unë përpiqem që të mbroj nderin e Kur’anit dhe të shërbimit të besimit në këtë rrugë, duke u larguar nga çdo shije e kësaj bote, qofshin ato fizike apo shpirtërore dhe mundohem që të mbetem larg nga meraku i politikës, duke mos i vlerësuar as pesë para dënimet me vdekje që donin të më jepnin dhe internimin tim të tridhjetë vjetëve të tmerrshëm.

Meqë shteti me principin e lirisë së ligjit të republikës, nuk i ngacmon mosbesimtarët, sigurisht që nuk duhet t’i ngacmojë edhe besimtarët e devotshëm të Risale-i Nurit.

Nxënësit e Risale-i Nurit për të mbrojtur sovranitetin e duhur, janë të detyruar të braktisin grindjet materiale dhe politikën. Risale-i Nur drejtpërsëdrejti është i lidhur me Kur’anin dhe Kur’ani me Arshi Adhamin. Kush guxon le t’i zgjasë duart për t’i shkëputur ato litarë të fortë. Risale-i Nur nuk duhet të përgjigjet për gabimet tona. Përndryshe për atdheun tonë materialisht dhe shpirtërisht shkakton dëme të mëdha. Sepse Risale-i Nur na ka sjellur dobi të jashtëzakonshme. Së pari për ardhjen e Risale-i Nurit japin shenjë tridhjetë e tre ajete të Kur’anit dhe tre mrekulli të Hz. Alisë (radijall-llahu anh) dhe të tjera.

Nuk ka ze