Lidhur me temën e parë:
Të nderuar vëllezër intelektualë!
Armiqtë e fshehtë të fesë islame për shkak të këtij fragmenti, duke i mashtruar disa nëpunës të qeverisë, na ndëshkojnë tmerrshëm. Sepse për të argumentuar Njësimin e All-llahut (xh.sh.), duke zbuluar fragmentin
nƒog (Ai), saktësisht atyre ia thyen pikëmbështetjen e mosbesimtarëve. Derisa tek disa nuk lë as vesvese dhe as dyshim. Për shkak se armiqtë e fshehtë të kësaj çështjeje nuk mundën të gjejnë shpëtim, përpiqen që zyrtarisht ta pengojnë shpalljen e tij.
Ashtu siç ua kam treguar nxënësve të mi, ashtu po ua tregoj edhe juve vetëm tre nga pikat e saj.
E para: Një detyrë të lartë dhe të rëndësishme na tregon sekreti i këtij ajeti:15
Pra tani po kuptoj mirë se ajri është një “laps” i shndërrueshëm i Fuqisë Hyjnore. Në ajër shumëzohen gjërat e bukura të kuptimta dhe fjalët që mbajnë të vërtetat e besimit. Me Fuqinë Hyjnore dhe me lejen e Zotit (xh.sh.), ajri fjalët e bukura dhe të dobishme i shumëzon dhe i sjell që t’i dëgjojnë melektë, duke bërë që fjalët e bukura të lartësohen nga ana e “Arshti të madh”. Meqë ajeti konstaton se detyra e rëndësishme e krijimit të ajrit është që të detyrohet me obligime të amshueshme, në këtë mënyrë radioja për njerëzit është një mirësi e madhe. Kështu me anën e radiove All-llahu (xh.sh.) rruzullin tokësor e bën si një shtëpi. Me të vërtetë për këtë mirësi të madhe të All-llahut (xh.sh.), nga njerëzit kërkohet një falenderim i madh. Por si bëhet falenderimi për radion (dhe televizionin)? Jo duke kundërshtuar Krijuesin i Cili na sjell ajrin që të na shërbejë, por Krijuesi së pari na detyron që në të, të dëgjojmë “Kelimati taj-jibe” (Fjalët e bukura), pra Kur’anin dhe komentet e tij, që na forcojnë besimin. Në këtë mënyrë mund të krijohet falenderimi ndaj mirësive të All-llahut (xh.sh.) që e ka detyruar ajrin të na shërbejë neve të vetëdijshmëve.
Përndryshe mirësia, po qe se nuk përballohet me falenderimin e duhur, ajo nuk është mirësi por një bela për popullin.
Ja pra njerëzit sikurse që kanë nevojë për të vërtetat e besimit, ashtu edhe kanë nevoja vetjake, duke mos i tejkaluar 20% të nevojave të përgjithshme. Përndryshe kundërshton me qëllim krijimin e ajrit dhe kur dëgjon gjërat boshe (apo sodit) më tepër se sa duhet, të shtyn të braktisësh detyrat e rëndësishme, të bën dembel dhe të shtyn drejt teprimeve, ku në këtë rast ajri duke qenë një mirësi e madhe, atëherë ti me vullnetin tënd e ke shndërruar atë të bëhet mjet dëmi.
Tani kam parasysh një aparat të vogël radioje, që ma kanë sjellë që të dëgjoj Kur’an. Pashë se vetëm 10% po përdoret në vende të dobishme. Këtu vihet re edhe gabimi i njerëzve. Inshall-llah atë duke e përdorur në vendin e duhur, do ta përmirësojnë atë gabim, atëherë radioja (dhe televizioni) bëhet shkak që sipërfaqja e tokës të bëhet një vend i kuvendit të ndritshëm, një banesë e lartë dhe një shkollë për të na mësuar në të vërtetë, se cili është Krijuesi ynë dhe të na mësojë detyrat parësore, duke e angazhuar atëhere edhe 80% në fjalët e bukura të nevojave parësore.