(Ai, pra All-llahu), marrin aq fuqi, saqë në cepat e atomeve të ajrit përmblidhen aftësitë në sasinë e atomeve që ka nevojë t’i dijë gjuhët dhe nevojat e telefonëve dhe telegrafëve, nevojën e luleve, e bartjes së erës dhe disa të tjera. Për të kryer këtë detyrë është e nevojshme të zotërojnë një aftësi sa të gjithë telefonistët, telegrafistët dhe stacionet e radiove (dhe të televizioneve), sepse këto punë janë duke u krijuar dhe atribuar vetëm nga ana e atomeve të ajrit, të cilat mbajnë këtë aftësi.
Tani shikoje të pamundurat dhe mitet e rrugës së natyralistëve dhe materialistëve. Aty nuk është vetëm një e pamundur, ndoshta numri i të pamundurave të tyre është sa atomet e gjithësisë. Këto punë të paimagjinueshme, kur ia atribuojmë Mjeshtrit Madhështor, atëhere me urdhërin e Tij ajri i bëhet shërbëtor. Me lejen dhe fuqinë e All-llahut duke u mbështetur në Të, punët e mëdha bëhen aq shpejt, saqë puna e të gjitha atomeve bëhet lehtësisht. Me lehtësinë e vetëm të një atomi, sa të thuash
(Ai), atëhere botërat e ajrit bëhen një faqe e një elementi superior për të shkruajtur fjalët e fuqisë së All-llahut (xh.sh.). Ato duke “shkruar” me majat e lapsave të atomeve, mbajnë nga një pikë mrekullie, pra krijohen në lehtësinë e lëvizjes së një atomi.
Me mendimet e mia duke udhëtuar në fjalët e shenjta
(Le ilahe il-All-llah-S’ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe
(Kul hu vall-llah, “Thuaj që All-llahu është Një), për të vërtetuar Njësinë e All-llahut të Madhëruar, hodha sytë që të sodis botërat e ajrit dhe të lexoj elementet në mënyrë përmbledhëse në ajër, dhe në fjalën
(Ai), saktësisht m’u sqarua kjo e vërtetë dhe Njësimi i All-llahut m’u vërtetua në ajrin e Tij, ku në të gjeta një argument të ndritur. Në këtë mënyrë e kuptova se për çfarë Kur’ani i famshëm dhe ato që bëjnë dhikër (përmendje të Zotit) dhe për ta vërtetuar Njësimin e All-llahut (xh.sh.), shumë herë, e përsërisin fjalën e shenjtë
nƒog (Ai). Shkëlqimi i kësaj fjale për Njësimin e All-llahut (xh.sh.) ndrit në shumë shenja materiale dhe po ashtu edhe shpirtërore.
Ja disa shembuj: Një krijesë e vogël po të marrë mbi vete një peshë të rëndë, do të shtypet, një vesh zërat e ndryshëm nuk do të mund t’i dëgjojë, ashtu edhe gjuha s’mund të flasë përnjëherë shumë fjalë. Duke filluar nga ky ekuilibrim, me çelësin e
(Atij), kur fillova të udhëtoj në mend në shtresa dhe në elementet e ajrit, me çelësin dhe busullën
(e Tij), në secilin cep dhe në brendësinë e secilit atom, pashë mijëra pika, germa apo fjalë të ndryshme, që përsëri nuk ngatërrohen, rregulli i tyre nuk prishet, bile ato duke kryer detyra të ndryshme dhe të shumta përsëri krijojnë pa u ngatërruar fare dhe megjithëse atomi më i vogël mban pesha të rënda, përsëri nuk tregohet i dobët dhe nuk ngelet mbrapa, e kështu ua dërgon tek gjuhët interesante, tek veshët e vegjël të atomeve të ajrit, me një përsosmëri superiore, duke hyrë dhe dalur, pa fare ngatërrim.
Türkçe
English
العربية
Pyccĸий
français
Deutsch
Español
italiano
中文
日本語
Қазақ
Кыргыз
o'zbek
azərbaycan
Türkmence