Le të turpërohen ata që për fenë islame thonë se është shkak i prapambetjes”! Fjalë këto që tek shumica e të rinjve sillnin një zgjim. Këtu parashtruam vetëm disa nga këshillat e tij të dobishme, kurse tani do të radhisim disa këshilla të tjera:
1- Një ditë bashkë me mësuesin ishim në hotelin “Jëlldëz”, në Eskishehir. Disa punëtorë dhe mjeshtër të fabrikës së sheqerit erdhën të vizitojnë Nursiun, i cili i tha: “Po qe se i falni farzet e namazit, atëhere të gjithë punët tuaja që keni bërë në fabrikë, regjistrohen në fletoren e sevapeve tuaja. Sepse me këtë punë tuajën fisnike, jeni duke përballuar një nevojë të domosdoshme të popullit.”
2- Përsëri një ditë duke udhëtuar, u ulëm rreth hekurudhës dhe filluam të lexojmë librin “Prijësi i rinisë”, kur erdhi një punëtor. Njëlloj edhe atij i tha: “Po qe se i falë farzet dhe ruhesh nga mëkatet e mëdha, atëherë të gjitha punët tuaja quhen ibadet, sepse jeni shkaktarë, që rruga e dhjetë orëve të merret për një orë. Kjo punë e juaja nuk mund të shpërblehet vetëm me një shpërblim material, por sigurisht edhe në jetën e ahiretit do të keni dobi të mëdha.”
3- Një ditë tjetër në Eskishehir, njëlloj u jipte këshillë edhe punëtorëve të aeroportit, oficerëve dhe ushtarëve, duke u thënë se: “Do të vijë një ditë kur këto aeroplanë do t’i shërbejnë shumë fesë islame. Ju po qe se e falni namazin farz dhe i bëni kaza ato (i falni pas kohës së caktuar) për shkak se jeni ushtarë, çdo orë e juaja përfiton sevapet e dhjetë orëve të adhurimit plus, veçanërisht ushtarët e aviacionit përfitojnë sevapet e tridhjetë orëve të adhurimit. Për ju është e mjaftueshme besimi që keni në zemër dhe të plotësoni nevojën e besimit, pra të falni namazin.
4- Nganjëherë kur u takonte me barinjtë u thoshte: “Mbikqyrja e juaj mbi këto kafshë, është një lloj ibadeti (adhurimi). Edhe disa nga profetët kanë qenë barinj. Ju duhet t’i falni namazet farz, që puna e juaj të jetë për hir të All-llahut.”
5- Një herë tjetër punëtorëve të centralit elektrik u tha: “Prej kësaj rryme populli bën shumë dobi. Për të marrë pjesën e duhur nga këto dobi, faleni namazin... atëherë e gjithë puna e juaj bëhet një ‘tregti’ dhe për ju shkruhet ibadet (adhurim).”14
ç) Botimi i librit “Pjesa për Të (për All-llahun)”
Të nderuar vëllezërit e mi të sinqertë!
Duke menduar kuptimin e ajeteve
“S’ka Zot tjetër përveç All-llahut” dhe
“Thuaj që All-llahu është Një”, momentalisht ana e dukshme e këtyre ajeteve më bëri të shoh një pikë të bukur. Me “dylbi” pashë se në rrugën e të devijuarve dhe të ateistëve, ka vështirësi dhe pamundësi të pambarim. Këtë pikë të gjerë dhe të gjatë, do t’ua sqaroj me një shenjë të shkurtër.
Ja pra ashtu si një grusht dhé që ështe në vazo i japin jetë mijëra lloj luleve, në këtë rast këtë vepër, po qe se ia japim natyrës dhe fenomeneve të verbëra, atëhere në atomet e dheut dhe në sasinë e luleve, duhet të ishin makina dhe fabrika të vogla, që të dinë të krijojnë pajisjet dhe veçoritë e ndryshme të gjallesës së atyre luleve. Pra çdo atom duhet të jetë si një hyjni që të ketë aftësinë e pafundme dhe diturinë e pambaruar...
Njëlloj edhe në fjalën
(Ai, pra All-llahu), janë grumbulluar atomet e ajrit që duke pranuar All-llahun e Madhëruar, kryejnë vepra interesante, ku nëpër të gjithë botën bartin zërat e telefonëve dhe telegrafëve. Ndoshta nga fuqia e fjalës