Por po qe se këto fatkeqësi i shohin edhe vetë mizorët, që kanë bërë zullum mbi popull, duke e futur popullin në flakë, ose janë djall nga soji i njerëzve, atëhere ato fatkeqësi janë ato çka meritojnë dhe kjo është një drejtësi nga Zoti i Gjithëfuqishëm.
Po qe se kanë vuajtur fatkeqësitë ata që kanë vrapuar t’u ndihmojnë të shtypurve, janë munduar për qetësinë e popullit, apo për të forcuar themelet e fesë dhe t’u dalin zot feve qiellore dhe çështjeve të amshuara, duke u përpjekur që të mbrojnë drejtësinë e njerëzve, atëherë me siguri rezultati shpirtëror i këtyre sakrifikuesve është aq i madh, saqë fatkeqësia e tyre bëhet një nder dashamirës.10
b) Argumenti i madh
Bediuzzamani në internimin e Kastamonusë, shkruajti fragmentin e famshëm “Argumenti i Madh”, që me gjuhët e qenieve vërteton ekzistencën dhe njësimin e All-llahut (xh.sh.), i cili vetë ka thënë se kjo pjesë është një argument i Kur’anit dhe mbrojtje e madhe ndaj shkatërrimeve të armiqve.
Kjo vepër është botuar dy herë fshehurazi. Në këtë kohë Bediuzzamani së bashku me nxënësit e tij ishin në burg, ku pas hetimeve të gjata u liruan si të pafajshëm.
Hz. Aliu (r.a.) që në kohën e tij me odetë e veta, nga të fshehtat e tij të famshme, me “Kaside-i Xhelxhelutije”, me fjalën:
“Për nder të argumentit të madh mos më shkatërro”11 ka vlerësuar këtë libër, duke i dhënë rëndësi të veçantë. Pasi hulumtuan këtë libër, Bediuzzamani me nxënësit e tij u liruan duke u vërtetuar kështu pranimi i duasë së Hz. Aliut (r.a.).12
“Ja pra rrezja e “Argumentit të madh”, ka përmbledhur nga universi tridhjetë e tre argumente të mëdha, ku brenda secilit argument, vërtetohet se ka argumente të panumërta, si fillim qielli me fjalët e yjeve dhe bota me fjalët e kafshëve e të bimëve, duke vijuar me këto argumente shkon deri në përmbledhjen e gjithësisë, duke bërë të ditur se, a është e mundur krijimi i tyre vetëvetiu. Universi me gjuhët e tij vërteton domosdoshmërinë e ekzistencës së All-llahut (xh.sh.), ashtu si lindja e diellit që vërteton saktësinë e ditës, “Ajetul Kubra” (Argumenti i madh) është ndaj mosbesimtarëve një shpatë e diamantë.”13
Qëllimi i Risale-i Nurit ështe që ta argumentojë Njësimin e All-llahut ndaj filozofisë ateiste. Ne nuk duhet që të vërtetat e Kur’anit me vlerë diamanti, duke i përzier me politikë, t’i rrëzojmë ato në nivelin e copave të qelqit.
Baza e rrugës së Risale-i Nurit është mëshira. Në këtë mënyrë të vërtetat e drejtësisë së fesë dhe ndërgjegjja, na pengojnë që të merremi me politikë. Sepse përballë një ose dy vetave që meritojnë goditjen dhe belanë, ka mundësi të godasësh shtatë-tetë vetë të tjerë që janë fëmijë, pleq, të sëmurë dhe të pafajshëm. Kurse edhe rezultati i fundit nuk është i sigurtë. Tani edhe ju e kuptuat se për çfarë Risale-i Nur na ndalon ashpër nga politika dhe nga punët e qeverisë.
E dyta: Në këtë kohë të çuditshme, që populli të shpëtojë nga anarkizmi, ka nevojë për pesë parime themelore:
1- Respekt...
2- Mëshirë...
3- Largimi nga harami
4- Besnikëri
5- Duke braktisur vagabondësinë, të jemi të bindur.