4, sigurisht gjithëdija e All-llahut (xh.sh.) ka lejuar që edhe përfaqësuesit e pejgamberëve të përballen me shumë lloje zullumesh, njëlloj si ai karvani fisnik i mëparshëm dhe pastaj edhe mësuesi, Bediuzzamani, i cili është përballur me shumë lloje fatkeqësish.
Një xhybe e Mevlana Halidi Bagdadiut (i pranuar si muxheddidi, ripërtëritësi i islamit për shekullin e kaluar), nëpërmjet nipit të vet, Shejh Muhammedit, i dhurohet Bediuzzamanit pas 100 vjetëve.5 Ardhja e xhybes ndodhi në këtë mënyrë: Në muajin Ramazan, xhybja arriti tek Bediuzzamani nga një grua, nxënëse e Mevlana Halidit, e cila e kishte ruajtur për shumë vjet. Gruaja megjithëse e kishte marrë vesh se Bediuzzamani nuk pranonte dhuratën e askujt, xhyben ia dërgon me anën e nxënësit të Nursiut, Fejziut. Nursiu kur e pa xhyben filloi që të falenderonte All-llahun (xh.sh.) dhe ia dha Eminit për t’ia larë. Nxënësit e tij u habitën se përse i del zot xhybes, ndërsa gruaja i shpjegoi se ai amanet ështe i tiji.
Kështu bëhet e qartë se përse kishte bërë All-llahu që Bediuzzaman Said Nursiu në moshën 14 vjeçare, kur mori edhe diplomën (ixhazetin) e teologut, nuk pranoi ta vishte xhyben dhe të vinte çallmën, për arsye se e cilësonte akoma herët për gjëra të tilla.6
Sekretari i Bediuzzamanit, Hafiz Teufiku i Shamit, duke u bazuar në hadithin:7
në një letër shkruan se për shekullin e XII (hixhri), Mevlana Halidi është pranuar si ripërtëritës (muxheddid). Duke krahasuar Bediuzzamanin me Mevlana Halidin, është interesante ngjashmëria e datave. Mevlana Halidi ka lindur në 1193 (hixhri), në 1224 ka shkuar në kryeqytetin e Indisë, Xhihanabad, pa i mbushur 20 vjeç është konsideruar nga ana e dijetarëve të tjerë si dijetari i shekullit. Duke u tërhequr nga dëmet e politikanëve, në vitin 1238 është shpërngulur në Damask.8
Për ballë kësaj edhe Bediuzzamani ka lindur në 1293 (hixhri), ka shkuar në kryeqytetin Osman, Stamboll në 1324 dhe në moshën katërmbëdhjetë vjeçare mori titullin, Bediuzzaman (mrekullia e kohës).
Duke u tërhequr nga dëmet e politikës, në vitin 1338 ka shkuar në Van. Rruga e Mevlana Halidit ka qenë me shërbime të misticizmit (tasavvuf). Kurse Bediuzzamani me “ilmi kelam”, duke u mbështetur në themelet e fesë, ka treguar Zotin (xh.sh.), profetin, ringjalljen, etj., duke preferuar hapjen e rrugës së besimit.9
Nxënësit e Bediuzzamanit, Fejziu, Emini dhe Sulejmani shpjegojnë: “Një ditë mësuesi ynë u sëmurë, aq sa zëri nuk i dilte fare. Pa pritur erdhi një doktor, i cili ia shtrëngoi dorën. Mësuesi i tha doktorit: “Unë nuk dua ta kuroj sëmundjen time, s’kam nevojë për mjek. Mjeku im është All-llahu”. Në këtë rast mësuesi u gjallërua dhe filloi t’i dalë zëri. Në këtë rast u sëmurë doktori vetë. Ai i dha doktorit të lexojë një letër të rëndësishme, e cila u bë për doktorin një ilaç. Ishte dhe Ramazan, e në këtë rast ra topi i iftarit. Bediuzzamani i tha doktorit që të mos shkonte në shtëpi, por të bënin iftar aty. Por doktori, duke e ndier veten fajtor, i tha se nuk ka agjëruar. Kështu të gjithë ne u habitëm, se ku e dinte mësuesi se doktori nuk agjëron, duke mos e pranuar si mjek, për arsye se kundërshtonte ligjin e All-llahut (xh.sh.).
Përsëri një ditë nxënësit e tij Emini dhe Fejziu, e pyetën mësuesin për çfarë arsyeje që shtatë vjet nuk interesohej fare të pyeste se në çfarë gjendjeje ishte Lufta Botërore, e cila në fakt kishte lidhje edhe me të ardhmen e muslimanëve. “A nuk të intereson kjo çështje kaq e madhe që po shkatërron të gjithë rruzullin? Ne po të shërbejmë çdo ditë, por asnjëherë nuk na pyete për të. Vallë a ka ndonjë gjë më të madhe se kjo? Apo interesimi për këtë luftë të sjellë ndonjë dëm, apo ka diçka më të madhe që e mposht?” Në lidhje me këtë ai i përgjigjet:
“Po, unë nuk interesohem për arsye se gjykimi i një çështjeje tjetër, mban një rëndësi më të madhe se e gjithë bota. Kjo e luftës, pranë saj është shumë e pavlerë. Sepse në këtë Luftë Botërore, dy shtete luftojnë për të fituar sundimin e botës. Kjo luftë na shtyn të mendojmë momentin e luftës së madhe, kur do të dalim në gjykimin e madh. Mendojeni zhurmën kur do të dalin në gjyq dy rrymat, ateistët dhe besimtarët. Ateistët do të gjykohen për arsye se janë kundërshtuar me fetë qiellore, ku atyre mund t’u shtosh edhe gjykimin e shtresës borgjeze me atë komuniste. Padia e tyre do të ishte e rëndësishme dhe e madhe, saqë vetëm pjesa e fitimit të njërit prej tyre, do të mbante vlerë më shumë se kjo botë. Kështu që: