Risale-i Nur me këto parime përpiqet që të realizojë jetën shoqërore të popullit. Për këtë si argument mund t’u parashtrojmë këtë:
Që njëzet vjet, njëqind mijë vetë janë bërë njerëz të dobishëm. Qyteti Isparta dhe ai Kastamonu, janë dëshmitarë të fortë.
Domethënë kush i bie kundra Risale-i Nurit, sigurisht që me dashje apo pa dashje, vepron në llogari të anarkistëve, në dëm të atdheut, popullit dhe sovranitetit të islamit. Njëqind e tridhjetë libërtha të Risale-i Nurit, mbajnë dobi të mëdha. Vetëm tre prej tyre ata i kanë quajtur me gabime, por në të tjerat nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë gabim, prandaj nuk mund të mposhten këto njëqind e njëzeteshtatë.
Mos bëni luftim me Risale-i Nurin, sepse ai kurrë nuk bie i mundur. Me këtë punë i bëni keq vendit. Ai shpërngulet nga këtu, e shkon në ndonjë atdhe tjetër, duke i ndritur.
Dhe mos mendoni se do të trembem nga ju. Unë po të kisha kokë sa qimet e kokës sime dhe çdo ditë të më pritej nga një, përsëri mosbesimtarëve nuk u përulem që të braktisi shërbimin e besimit. Të vërtetave të Kur’anit i kam përulur kokën. Me të vërtetë habitem që me imagjinata mundoheni që të gjeni faj në shprehjet e një njeriu, i cili që njëzet vjet vuan mërgime.
Meqë kjo botë është e përkohshme, atëhere në këtë jetë puna kryesore është ta fitosh jetën e përjetshme. Po qe se njeriu nuk e forcon besimin, atëhere e humb qëllimin e ardhjes në këtë jetë, sepse ajo është ideja e vërtetë. Të merresh me punët e politikës, në vend të përhapjes së besimt, kështu ke ngelur mbrapa nga punët e rëndësishme.
c) Bediuzzamani çfarë këshillash u jipte vizitorëve që i vinin?
Përgjithësisht, parashtronte se qëllimi i shërbimit të Risale-i Nurit është ta forcojë besimin e popullit dhe të mbrojë atdheun dhe popullin musliman nga rreziku i ateistëve dhe i komunistëve. “Tani detyra parësore e popullit, individualisht dhe përgjithësisht është që të kontribuojnë me sinqeritet, për të shpëtuar dhe forcuar besimin. Pra për ditët e sotme, ideja më e madhe është të përqafohesh me të vërtetat e Kur’anit. Ja pra e patë se në çfarë drejtimi është pikëpamja dhe kontributi i Risale-i Nurit. Detyra jonë është që të mos prishim drejtimin pozitiv. Mjeti ndikues i yni është nuri (drita) dhe jo topuzi i politikës. Edhe po të kishim njëqind duar, me vështirësi na mjaftojnë që të kapemi me këtë nur. Mos keni dyshim se për të ngadhënjuar mbi armiqtë e fesë, Risale-i Nur mban një ndikim si bomba atomike. Ai nuk ka kurrfarë lidhje me politikën. Qëllimi i rrugës sonë është sinqeriteti. Ne përveç dashamirësisë së All-llahut (xh.sh.), nuk mbajmë kurrfarë mendimi tjetër. Ja për këtë arsye, Risale-i Nur është i fortë dhe ndikues. Neve na mjafton ndihma dhe mëshira Hyjnore, e cila nuk na lë vetëm dhe pa mbrojtje.”
Nganjëherë shumë të rinj vetëm me një mësim të Bediuzzamanit shpëtonin nga mosbesimi dhe në këtë mënyrë bëheshin një shtyllë sinqeriteti për shërbimin e Risale-i Nurit.