- Tani o kuvendi i prokurorisë dhe anëtarët e gjyqit! Që pesëdhjetë vjet po më akuzoni për ato faje që nuk janë të miat. Po më pyesni për republikën laike, që unë e di se kuptimi i fjalës “laike” është qëndrimi i pavarur, domethënë me principin e lirisë, ashtu siç nuk ngucet grupi i mosbesimtarëve dhe ato që vrapojnë pas dëfrimeve të shthurura, ashtu edhe fetarët dhe grupet e të devotshmëve, nuk duhet të preken18. Unë kam njëzetepesë vjet që jam tërhequr nga jeta shoqërore dhe politika. Nuk e di se çfarë forme ka marrë shteti dhe republika e juaj. Ruajna Zot, në qoftë se keni filluar të nxirrni ligje në llogari të devijimit dhe kundra atyre që punojnë në llogari të besimit dhe jetës së përtejme, keni filluar të formoni ligje të tmerrshme. Në qoftë se është kështu pa u tërhequr fare u them se, po të kisha njëmijë shpirtëra, përsëri do të isha gati t’i sakrifikoja në rrugë të besimit dhe të ahiretit. Bëni ç’ka të doni, fjala ime e fundit është:

“Neve na mjafton që kemi All-llahun Ai është mbrojtësi më i mirë” (Ali Imran, 173)
Përballë përpjekjeve tuaja që doni të më akuzoni19 me dënime të rënda dhe ekzekutime, duke marrë forcë nga zbulimet e sakta të Risale-i Nurit, u them se unë nuk ekzekutohem, por sigurisht që duke u çliruar, shkoj në botëra të ndritura. O ju armiqtë e pafatë që punoni fshehtazi, e që jeni duke na ndëshkuar në llogari të devijimit! Për arsye se jam i bindur që jeni duke u dënuar me vdekjen e përjetshme dhe me burgje të veçanta, plotësisht jam duke e marrë hakun nga ju dhe me qetësi të zemrës jam gati ta jap shpirtin.
Gjyqi i Afjonit do të na akuzojë si një fraksion politik. Por... nxënësit e Risale-i Nurit nuk kanë kurrfarë lidhjeje me ndonjë grup politik. Ju pretendoni se jemi ndonjë komunitet fetar që përpiqemi që t’ua forcojmë besimin popullit për jetën e pastajme. Ne u përgjigjemi kështu: Në qoftë se nxënësve të universitetit dhe atyre që merren me ndonjë profesion tjetër, u thoni se janë ndonjë bashkësi, atëhere edhe ne jemi një lloj bashkësie. Por po qe se mendoni se ndjeshmëritë fetare abuzojnë për të prishur qetësinë e brendshme të popullit, përballë kësaj fjale u them se: Që njëzet vjet tek nxënësit e Nurit nuk ka ndodhur asnjë ngjarje negative. Megjithatë për të mposhtur pretendimet e juaja, u parashtrojmë edhe mendimet e forcave qeveritare. A nuk janë argumente të mjaftueshme këto. Por megjithatë iu them se, ju jeni një grup i rrezikshëm.
Së pari, të gjithë bashkësitë fetare të shtetit dhe të gjithë myftinjtë kanë të njëjtën detyrë, përpiqen të bëhen të dobishëm për popullin.
Së dyti, nxënësit e Risale-i Nurit nuk kanë për detyrë të dëmtojnë sigurimin e shtetit, por detyra e tyre është që popullit t’u garantojnë qetësinë e vërtetë, gjë të cilën ua kam treguar edhe më parë.
Ja pra, ne jemi një grup apo një bashkësi ku qëllimi dhe programi ynë është që së pari ta shpëtojmë veten tonë dhe pastaj edhe popullin musliman nga rrymat e devijimit, pastaj nga ekzekutimet e përjetshme, nga torturat e ahiretit dhe nga burgosjet e mërgimet e xhehennemit. Ne në kalanë e Risale-i Nurit, ashtu si vetën tonë edhe popullin mund ta mbrojmë nga devijimet e mosbesimtarëve. Armiqë janë duke u përpjekur që të na zhdukin të dy jetët, duke u munduar që të na bëjnë anarkistë dhe vagabondë.
d) Mbrojtja e nxënësve të Nurit, të burgosur në Afjon
Fruta më e madhe e jetës së gjatë shekullore të Bediuzzamanit është se, ka mundur të mbledhë një grup të madh rreth Kur’anit famëlartë, që përpiqen vetëm për hirën e All-llahut me shërbimet e tyre ndaj njerëzimit, duke shpallur të vërtetat e besimit.