Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 127
(1-182)

Komunizmi megjithëse përpiu gjysmën e Evropës dhe Azisë, Anadollin nuk ka mundur ta përfshijë, për arsye se ajo është thurur me Risale-i Nurin, si një kala e diamantë e Kur’anit.

Mustafa Osmani në mbrojtjen e tij parashtron dobitë e Risale-i Nurit ndaj popullit të Turqisë:

Risale-i Nur shpirtërisht dhe materialisht përpiqet që të shpëtojë jetën e popullit nga ekzekutimi i të dy jetëve. Kështu njerëzit kudo në botë, janë duke shpëtuar besimin e tyre. A është e drejtë të na akuzoni ne, apo të sulmoni mësuesin tonë për komentin e ndonjë hadithi të pamohueshëm të Pejgamberit (a.s.m.)? A është e drejtë që këtë person ta bashkosh në burg me krimin e përbindëshit të kuq, komunizmit, që po dridhë të gjithë botën.26

Hafiz Bajrami në mbrojtjen e tij thotë se:

Risale-i Nur për njerëzimin është ndihma më e madhe. Risale-i Nurin e lexoj për arsye se ato i vlerësojnë jashtëzakonisht të gjithë dijetarët e atdheut dhe të botës islame. Fragmentet e risaleve janë një koment i rëndësishëm i Kur’anit famëlartë, qëllimi i të cilit është që njerëzit t’i shpëtojë nga imoraliteti dhe t’i bëjë të sjelllshëm. Unë shpirtërisht e konsideroj si mirëbërësin më të madh të njerëzimit. Unë nuk mendoj se leximi i tyre të bëhet shkak që dikush duke e lexuar të bëjë krim, apo diçka të kundraligjshme.27

Mustafa Axhet, në gjyq deklaroi se:

Pranë veprave të brilanta të Nurit, kjo jetë e përkohshme është në nivelin e qelqeve të thyera.

Përballë këtyre akuzave që duan të na përziejnë me krime imagjinuare, u them se:

Unë asnjë grimcë nuk jam penduar se jam i lidhur me mësuesin, se përballë dobive që kam pasë nga Bediuzzamani dhe Risale-i Nur, shërbimi im nuk vlen as sa një pikë në detet e mëdha. Sikurse ndaj thesarit të diamantë që pa fare ngurrim sakrifikon copat e vogla të qelqit, ashtu edhe unë për të fituar jetën e përjetshme, Risale-i Nurit jam gati t’i sakrifikoj jetën pa u tërhequr fare. A është e mundur të ndahem nga Risale-i Nuri ku në të janë dobitë e panumërta si për jetën e përkohshme, ashtu edhe për jetën e pastajme?! Ta braktisi këtë shërbim që të shpëtoj nga burgu, besoj se është një tradhëti e madhe ndaj Risalei Nurit dhe ndaj mësuesit, që është dijetari i shekullit. Që t’i kundërvihem ndëshkimeve të jetës së përkohshme, është një kundërshtim ndaj mësuesit dhe idesë së tij, shërbim ndaj besimit dhe ndaj Kur’anit.”28

Mustafa Gyl, tha në gjyq që:

Lidhja me mësuesin dhe Risale-i Nurin, nuk është e tillë që të ndahet edhe me ekzekutim. Sepse mësuesi ynë i nderuar me dritën e Kur’anit ka ndriçuar rreth një qind mijë njerëz. Me një mësues të tillë dhe me nxënësit e Risale-i Nurit, jam i lidhur me gjithë zemër. Këtë lidhje timen edhe ekzekutimi nuk mund ta zgjidhë apo ta thejë. Unë me të gjithë vëllezërit tjerë, jemi të pafajshëm. Me tërë fuqinë tonë kërkojmë që të lini të lirë Risale-i Nurin, mësuesin tonë të madh dhe të gjithë vëllezërit e Risale-i Nurit me gjithë mua.29

Nuk ka ze