Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 130
(1-182)

Edhe po të na hidhni rruzullin plot me zjarr mbi kokat tona, përsëri nuk tërhiqemi nga ideja e amshueshme e Risale-i Nurit.”

Këtu parashtruam një pjesë të vogël nga mbrojtja e nxënësve të Nurit në gjyqin e Afjonit, duke e bërë edhe një herë të ditur lidhjen me mësuesin e tyre, Bediuzzamanin. Ata me durim dhe me trimëri të madhe kanë pranuar se janë nxënës të Risale-i Nurit, duke thënë se nga ai nuk shkëputen kurrë.

Sikurse edhe parashtruam, detyra e nxënësve të Nurit është që me forcën e Risale-i Nurit të përpiqen që ta garantojnë sigurinë e popullit në të gjitha skajet e atdheut dhe të mundohen që ta mbrojnë dhe ta thyejnë ndikimin e kuçedrës së komunizmit.

Katër gjykata dhe policia e dhjetë prefekturave lajmërojnë se, që njëzet vjet nuk ka ndodhur asnjë prishje qetësie ndaj popullit, duke shtuar se:

“Nxënësit e Risale-i Nurit shpirtërisht janë mbrojtësit e atdheut, ku në detyrën e mbrojtjes, ata janë ndihmësit tanë. Sepse nga leximi i Risale-i Nurit, zotërohet një besim i vërtetë dhe në kokën e secilit vendoset një pengesë që t’i kundërvihet rebelimit. Për këtë një fakt i gjallë është burgu i Denizlisë. Me të hyrë “Mesazhet e dritës”, me anë të librit “Frutat” (Argumentet e Besimit), brenda dy apo tre muajve mbi dyqind të burgosur u bënë jashtëzakonisht të sjellshëm, saqë vrasësi i katër vetëve, pyeste a bën të mbysë një tartabiç. Me leximin e “Mesazheve të dritës” (Risale-i Nurit), u bënë mjet i dobishëm për atdheun. Bile edhe forcat qeveritare u habitën me gjendjen e tyre. Madje disa të rinj thanë: “Po qe se nxënësit e Nurit do të qëndrojnë akoma në burg, ne për të bërë dobi nga ata dhe për t’u përmirësuar, do të bëjmë ndonjë krim që të hyjmë aty.”

Tani a është e drejtë t’i akuzosh këto nxënës me këto virtyte dhe t’i gjykosh si kriminelë? Ata që shpifin me dije apo me padije veprojnë në llogari të anarkizmit dhe mundohen të imponojnë organet qeveritare. Ju që i dënoni ata, do të vuani dënimin e merituar të zullumit tuaj. Me siguri që ju atje nuk do të mundeni të përballoheni me dokumentin e lirimit që na takon vetëm neve besimtarëve të shtypur.37

Unë vetë e pranoj se jam një person i kalbur dhe me gabime ndaj All-llahut... E falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) që ma ka sjellur mendimin që të mos i dal në krah vetes time. Mundeni të më zhdukni mua, por nuk mundeni ta zhdukni shërbimin e Risale-i Nurit, sepse ata janë të vërtetat e besimit të Kur`anit. Populli islam duke i mirëpranuar ato, u ka kushtuar vlerën e jashtëzakonshme. Në shërbimin e risaleve, pjesa ime nuk është më tepër se nevojës sime. Ajo për mua është një shkak që të kthehem dhe të lutem nga Ai. Në këtë rast ndaj thesarit të Kur`anit, lutem të marr ilaçet e efektshme të nevojave të mia.

Me armiqësinë tuaj ndaj Risale-i Nurit, a nuk po meritoni hidhërimin e shumë njerëzve të devotshëm dhe patriotë të atdheut tonë? Kjo punë juve nuk u sjellë asnjë dobi, përveç se dëm, sepse ky mendim i juaji kundra meje ka rrjedhur nga armiqësia e jashtme. Qëllimi i tyre është përçarja jonë për të sjellur dëme të tmerrshme mes nesh, duke na futur mendime të dryshme... Puna e juaj kundërshtare me fenë, i pëlqen vetëm anarkistëve që janë vetëm 2%. Në këtë rast në qoftë se nuk i përmirësoni gabimet e bëra ndaj Risale-i Nurit dhe keqinterpretimet ndaj tij, atëhere do të bëni një faj më të madh.

Nuk ka ze