Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 128
(1-182)

Kurse Ibrahim Fakazli thotë:

Habitem se si mund të quhen krim dhe me qëllime politike, letrat dërguar vëllezërve tanë dhe pikërisht këto akuza vijnë nga soji ynë (njeriu), nga muslimanët, kundër Risale-i Nurit, që është një koment i Kur’anit dhe kundër autorit dhe njerëzve të tij. Prandaj duke deklaruar se këto s’mund të jenë kurrë një faj, them se armiqtë e Kur’anit dhe rrjedhimisht të Risale-i Nurit, bëhen shkaktarë të arrestimit tonë, për të mbushur burgjet me ne.30

Ali Agdag thotë se:

Nuk më shqetëson vendimi i ekzekutimit, por mendimi se s’i ta ndalojë trupin gjykues nga dënimi i madh në “Gjyqin e Madh”, për shkak të keqpërdorimit të aparatit të drejtësisë.

Të nderuar gjykatës!

Risale-i Nur me argumente dhe me mrekullitë e tij, ka vërtetuar se ka ardhur nga Kur’ani famëlartë dhe është një koment i vërtetë i tij. Pra këto sy që i kanë parë mrekullitë e vërteta të Risale-i Nurit, a është e mundur që të na ndajë ndonjë fuqi prej tij deri tek dera e varrit? Ta dini mirë se dënimet e përkohshme, qoftë edhe ekzekutimi, nuk do të na bëjnë që të ndjejmë kurrfarë dhimbje dhe pa u tërhequr fare do të vrapojmë me dashuri dhe me zell për të dhënë shpirt në rrugën e All-llahut (xh.sh.).

Zotërinj, ne dënimet që doni të na jepni, nuk i vlerësojmë aspak. Vetëm se frikësohemi që All-llahu i Madhëruar të mos na dënojë me dënime të përjetshme siç na tregon Kur’ani. Sigurisht që ne hakun tonë do ta marim në gjykimin e madh që do të vendoset për herë të dytë tek “Ahkemu’l Hakimin” (Gjykatësi i gjykatave). Duke thënë:

“Neve na mjafton që kemi All-llahun. Ai është Mbrojtësi më i mirë” (Ali Imran, 173) i hapi duart tek Ai. Këtë të vërtetë duke e lënë në gjykimin tuaj, po e braktisi në ndërgjegjet e juaja.”31

Mehmedi, Haxhi Osmani dhe Hasan Çallëshkani dhe të gjithë individët e familjes Çallëshkan, fëmijët, Xhejlani dhe Halili, kanë qenë në shërbim të mësuesit, bile edhe në fatkeqësitë e periudhës së burgut. Ato të gjithë janë bindur se Risale-i Nur është pronë e të gjithë botës islame. Ja mbrojtja e tyre:32

“Neve na akuzojnë për shkak të lidhjeve tona të ngushta me mësuesin. Ju atë po e quani krim, gjë që ne e pranojmë vetëm si një detyrë fetare...

I gjithë populli i qytetit tonë të Emirdagut, e di se fisi ynë gjithmonë i respekton njerëzit që e meritojnë. Hafizëve, hoxhallarëve, të varfërve dhe kurbetçinjve ia bëjmë shërbimin e duhur, duke i dalur për zot.

Njëlloj edhe me Bediuzzamanin i cili para katër vjetësh është detyruar të qëndrojë në nënprefekturën tonë si mysafir, kemi krijuar kontakt të fortë me të. Ne bëjmë shumë dobi duke lexuar librat e tij. Ato vepra janë shumë të dobishme si për atdheun tonë, ashtu edhe për të gjithë botën islame. Ne e ndihmuam autorin duke i shumëzuar dhe kopjuar librat. Në këtë rast për arsye se mësuesi është plak dhe i dobët, i internuar dhe në mërgim, nganjëherë ia çojmë djemtë, Halilin dhe Xhejlanin, që ta ndihmojmë. Ne duke bërë këtë punë, nuk kemi interes tjetër përveç dashamirësisë së All-llahut dhe shpëtimit të besimit. Ne përveç këtyre të vërtetave që parashtruam, nuk dimë tjetër. Në këtë rast duke parashtruar sinqeritetin tonë përpara, kërkojmë nga Gjykata e Lartë që të na japë pafajsinë”.33

Nuk ka ze