Mbrojtja e Xhejlanit:
“Mësuesi im i nderuar që edhe veten e konsideron nxënës të Risale-i Nurit njëlloj si ne.
Të nderuar anëtarë të Komisionit të Gjyqit!
Për arsye se bëra dobi nga librat e Risale-i Nurit, në Eskishehir me lejen e shtetit botova “Prijësin e Rinisë”, me mendimin e kryerjes së një shërbimi të amshueshëm dhe patriotizmi ndaj popullit tim. Por ky akt quhet krim. Unë kam menduar se do të ma mirëpranoni këtë shërbim të Risale-i Nurit, por në vend që të fitoj urime, përkundrazi u përballova me ndëshkime të rënda.34
Halil Çallëshkani thotë:
“Mësuesi ynë që dyzet vjet i ka braktisur të gjitha shijet dhe qetësitë, duke i shërbyer vetëm besimit dhe islamit, ku veçanërisht për atdheun tonë përpiqet që popullit t’ua shpëtojë jetën e ahiretit, duke iu kundërvënë komunizmit, që është kundra fesë. Ne po shohim se ata edhe në atdheun tonë mundohen të na fusin mendimet e tyre bolshevike, njëlloj edhe intrigat e jashtme akoma më shumë mundohen me tradhti që të na bëjnë dëm. Risale-i Nur me mësimet e besimit islam dhe sjelljet e bukura, i ka dalë përpara atyre. Këtë ide dhe këto libra, janë duke i mirëpranuar të gjithë studiuesit e botës. Unë që tre vjet jam duke i shërbyer një mësuesi të tillë dhe librave të tij. Me këtë a kam bërë ndonjë kim? Përsëri po ju pyes: “A bëhem tradhëtar i atdheut, për arsye se kam braktisur profesionin e rrobaqepësit që t’i shërbej Risale-i Nurit, rrugës së Kur’anit?”35
Mustafa Oruç Ramazanoğlu, student i mjekësisë thotë: “Unë kërkoj pafajësinë, jo me fjalët e mia, por me fjalët e Bediuzzamanit. Sepse Bediuzzamani thotë:
- Drita e zemrës është dituria e fesë; nuri, drita e mendjes janë shkencat fizike. Kur bashkohen ato, atëhere e vërteta del në shesh, vetëm me këto dy krahë, nxënësi mund të fluturojë në vendin e duhur. Kur ndahen ato; njëri bëhet fanatik, tjetri dyshues dhe tradhëtar.
Pra profesioni i një mjeku të vërtetë është që të mjekojë dikë, jo vetëm në pikëpamjen materiale, por është e nevojshme që të përpiqet të hulumtojë dhe të gjejë edhe receta shpirtërore. Unë duke e ndjerë këtë nevojë në shpirtin tim, në pranverën e diturisë, përpiqem si një bletë që të gjej dhe të thithi barnat e dobishme, në kopshtin e luleve të Risale-i Nurit, që është një degë e Tubasë (drurit të xhennetit) së Kur’anit Fisnik. Vetëm në këtë rast mund të shkruaj receta kurimi të njerëzve. Ashtu si ky kopësht, pra si mjekësia që më garanton lulet që kërkoja, ashtu edhe ai është një thesar që mund t’i shërojë dhe t’i bindë nevojtarët e llojit tim. Përsëri unë si një medicinar, me zellin e bletës, me sinqeritet mundohem që t’ua lajmëroj edhe shokëve të mi këtë.”36
Tani në fundin e këtyre mbrojtjeve të nxënësve të Nurit, do të parashtrojmë vetëm një fjali të mësuesit që e ka thënë në gjyqin e Afjonit:
“Prapë po ju them, ashtu si ua kam thënë para gjyqit të Denizlisë, duke mos u përulur fare ndaj grupit të mohuesve, do të vazhdoj jetën në rrugën e amshueshme të Kur’anit në të cilën janë sakrifikuar qindra milionë njerëz, pa u trembur fare edhe ne sakrifikojmë kokat tona.