Sepse drejtësia dhe pozita e akuzës nuk mund të jenë të njëanshme dhe drejtësia kur përballohet me kritika, atëhere ajo merr plagë, për arsye se ju keni vepruar në emër të unit dhe të mizorisë, e në këtë mënyrë gjykimi i juaj nuk bëhet në emër të drejtësisë.”
Bediuzzamani kurrë nuk ka vrapuar pas mrekullive. Ai të gjithë kohën e tij e ka kaluar duke shpallur të vërtetat e Kur`anit, vetëm se nganjëherë ka shpallur edhe mrekulli që të mos mbesë në gjysëm shërbimi i Kur’anit, sepse ka qenë nevoja që t’u japë kurajë nxënësve dhe besimtarëve të dobët. Ashtu si në qytetin e Eskishehirit dhe të Denizlisë, ashtu edhe në qytetin Afjon shumë herë, veçanërisht në namazin e mëngjesit, populli në të njëjtën kohë Bediuzzamanin e shihnin në shumë xhami të qytetit. Megjithatë autori që mbante një shpirt madhështor, nuk i pranonte ato thënie. Ai thoshte: “Në kohët e lashta një njeri të famshëm e kishin parë ushtarët në shumë fronte të luftës. Pasi ia tregojnë atij, ai i përgjigjet: “Disa evlija kanë hyrë në formën time që të bëhen ndikuese fjalët e mia, për të fituar sevape më shumë unë”.
Njëlloj edhe mua më kishin parë në shumë xhami të Denizlisë, derisa ia kishin kumtuar edhe drejtorit të burgut dhe gardianëve. Kishin bërë telashe duke thëne se: “Kush e ka liruar nga burgu atë?”
Nga librat e Risale-i Nurit “Vula e vulosur nga ana e fshehtë”, prej 270 faqesh, janë përmbledhur argumentet e forta që e vërtetojnë Risale-i Nurin se është e vërteta e kulluar.38 Ishte njoftuar një letër e Bediuzzamanit, pa u liruar nga burgu i Afjonit, ku nxënësve të tij të burgosur i kishte dhënë diplomë. Bile emrat e nxënësve në diploma i ka shkruar vetë. Ai gjithashtu i kishte dërguar diplomë edhe atyre që ishin liruar më parë.39 Autoritetet shtetërore tashmë e kishin kuptuar se jo vetëm shpirtërisht, por edhe materialisht, burgjet i kishte bërë nga një shkollë.
Si u shkrua libri “Elhuxh-xhetuz-zehra” (Argumenti i dritës).
Në një kohë kur përpiqej të zhdukej Bediuzzamani, All-llahu (xh.sh.) i jepte atij shpirtërisht mirësi të panumërta. Duke qenë i helmuar, në 1923, në Ankara, Fuqia Absolute e All-llahut, ia solli atij të shkruajë librin “Zejlul Hubab”. Njëlloj edhe pas një helmimi tjetër në Kastamonu, shkruajti librin “Ajetul Kubra” (Argumenti i madh). Po ashtu edhe në 1944, në muajt e vjeshtës, pasi që e helmuan në Emirdag, shkruajti “çështjen e dhjetë” të librit “Argumentet e besimit”. Po kështu edhe kur e helmuan në Afjon, shkruajti pjesën e rëndësishme, “Elhuxh-xhetuz-Zehra”.
Fragmenti “El huxh-xhet-uz Zehra”, ka pesëmbëdhjetë “rreze” të shkruara nën kushte të rënda:
“Sot m’i kanë gozhduar dritaret, që të mos bëj bisedë më ndokënd e të mos pershëndetem me të burgosurit e tjerë. Vëllëzërit e mi, ju mos u bëni merak, unë po gëzohem se ata braktisin Risale-i Nurin dhe nxënësit, e kështu angazhohen vetëm me mua, duke më ndëshkuar me tradhëti të ndryshme. Duke bërë durim, e falenderoj All-llahun.”40
Pas 1950 Bajram Yüksel, i cili ka qenë vazhdimisht në shërbim të autorit, na tregon në lidhje me shkruarjen e librit “Elhuxh-xhet-uz Zehra”:
“Në ato ditë që u shkrua ky libër, kaloja nën dritarën e dhomës së mësuesit ku ai më priste, pastaj ma hidhte kutinë e shkrepses, e cila ishte e mbushur me shkrimet e Risaleve. Mbrapa ato menjëherë i shkruanim duke i ndarë nëpër vëllezër të tjerë që ishin me ne në burg dhe i shumëzonim, duke i mbrojtur kështu ato shkrime.”
Për këtë libër vetë Bediuzzamani në një letër thotë: