Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 134
(1-182)

Nga dora e tij gurët e vegjël, njëlloj si njerëz kanë thënë “subhanallah” duke bërë dhikër. Këto qindra mijëra dëshmitarë dëshmojnë dhe theksojnë me të vërteta të sakta. Njëlloj e vërteton edhe historia. Pra për të vërtetuar profetësinë e tij, a nuk mjaftojnë afër një mijë mrekulli, të vërtetuara edhe prej armiqve të tij45. Këtë e vërtetojnë edhe miliarda njerëz, pra muslimanët e devotshëm, duke pranuar se me fenë e vërtetë që u ka sjellur ai, me personalitetin e tij, kanë arritur në persosmërinë e njerëzimit. Kjo do të thotë se edhe ai vetë (a.s.m.) është dëshmi e fortë dhe e shkëlqyer për Dërgueshmërinë e personalitetit të tij (a.s.m.).

Argumenti i katërt mban me vete shumë dëshmi të forta:

Domethënë: Kur’ani me argumente të panumërta, vërteton profetësinë e personalitetit të tij (a.s.m.). Ja pra fragmenti (Dhulfikar), ka vërtetuar se Kur’ani me dyzet anë është mrekulli dhe 20% e njerëzimit katërmbëdhjetë shekuj pa ndërprerje e pa ndërruar ligj i ka ndriçuar. Ai i ka ftuar kundërshtarët që të formojnë të paktën një sure të vetme. Por asnjëri nuk ka pasur guxim që t’i afrohet kësaj pune. Në fragmentin “Ajetul kubra” (Argumenti i madh) të Risale-i Nurit, është vërtetuar se gjashtë anët e Kur’anit janë të shndritshme, ku në ta dyshimet nuk mund të hyjnë kurrë. Edhe gjashtë pozita të larta kanë nënshkruar se Kur’ani është i drejtë dhe ështe mbështetur në gjashtë të vërteta që kurrë nuk lëkunden. Kur’ani lexohet prej njëqind milionë njerëzve me nje zell dhe respekt të madh dhe në çdo minutë në zemrat e miliona hafizëve, regjistrohet amshueshmëria e tij. Nga ai kanë buruar të gjitha shkencat e besimit islam, ai i ka vërtetuar të gjithë Librat e Zbritur, të cilët edhe ato shpirtërisht e vërtetojnë Kur’anin famëlartë. Kur’ani është një mrekulli e pamohueshme, i cili gjithashtu vërteton me të gjitha argumentet besnikërinë dhe profetësinë e Muhammedit (a.s.m.).

E dhjeta: Pas profetëve menjëherë vendin e fisnikërisë e marrin sahabet, të cilët kanë përparuar për arsye se me kujdes çdo veprimtari të Pejgamberit (a.s.m.) e kanë zbatuar dhe megjithëse të pashkollë, për një kohë të shkurtër janë ndriçuar me dritën e Muhammedit (a.s.m.), duke marrë sundimin nga lindja e deri në perëndim, duke u bërë kështu përparimtarë, shkencëtarë e diplomatë. Në shekullin e tyre ka sunduar drejtësia superiore, periudhë e cila është quajtur “Asri saadet” (Shekulli i lumtur).

Sahabet mrekullitë e Pejgamberit (a.s.m.) duke i parë me sytë e vet, kanë braktisur të gjitha hidhërimet dhe armiqësitë që kanë pasur mes tyre dhe profesionet e këqija të trashëguara nga stërgjyshërit e tyre. Madje sahabe si Halid bin Velidi dhe Ikrimme Ibni Ebu Xhehli, ndaj të vërtetave të pamohueshme të Pejgamberit alejhissalatu vesselam, janë ndarë nga të afërmit dhe nga prindërit e tyre. Ata janë lidhur me shpirt me fenë islame, duke sakrifikuar gjithçka, duke u lidhur pas profetësisë së Muhammedit (a.s.m.).

E njëmbëdhjeta: Dijetarë gjenialë, filozofë gjeni të islamit, Ibni Sina dhe Ibni Rushdi, e mijëra si këto, në degët e ndryshme të shkencës fizike me mentalitetin e tyre intelektual, duke parë argumente të forta, kanë pranuar fenë dhe profetësinë e Muhammedit (a.s.m.).

Nuk ka ze