Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 135
(1-182)

Tani nga dëshmitarët e panumërt që dëshmojnë për profetësinë e Hz. Muhammedit (a.s.m.) në këtë kohë është edhe Risale-i Nur.

“O Mëshiruesi i mëshiruesve, për nder të të Dërguarit fisnik, mos na ndaj nga strehimi dhe përkrahja e Hz. Muhammedit (a.s.m.) dhe sjellna ta përjetojmë synnetin e tij dhe në jetën e lumtur të bëhemi fqinj me familjen dhe me shokët e tij (a.s.m.).

Amin ... Amin ... Amin ...

Më pyesin: “Përse nuk u martove?” Unë kam kaluar një jetë të tillë, që jo të martohem, bile nuk kam pasur kohë as që ta mendoj atë. Në këtë mënyrë kam mbetur larg nga kënaqësia e shijes së mëshirës ndaj fëmijës.

E para me sekretin e hadithit

“Binduni fesë së grave moshuara”46 që ka kaluar edhe në Risale-i Nur, pleqëria i ka futur gratë në rrethin e librit “Udhëzuesi i grave”, që të bëjnë pak më tepër dobi, duke kërkuar shijet shpirtërore. Ata ma heqin mallin për nënën time që më ngushëllonte me mëshirën e saj të veçantë. Sepse përballë shijes që vinte nga mëshira e saj, All-llahu (xh.sh.) me mëshirën e Tij më dhuroi mijëra nëna fisnike, ashtu edhe mallin e dashamirësisë që kisha për motrat e mia të mëshirshme, mëshira e All-llahut (xh.sh.) ma hoqi mallin duke më dhuruar qindra mijëra motra fisnike. Ato lexojnë Risale-i Nurin dhe me lutjet e tyre që bëjnë për mua, më ndihmojnë, po ashtu edhe lidhja e tyre me Risale-i Nurin më gëzon jashtëzakonisht. Përballë motrave të mia që kam humbur, janë argumente të shumta se kam një karvan të madh motrash shpirtërore, të cilat më gëzojnë dhe m’i japin shije zemrës dhe shpirtit tim. Njëlloj edhe përballë dashurisë dhe ndihmës së dy-tre vëllezërve të mi, All-llahu Mëshirëplotë mua më solli dhe më dhuroi vëllezër të panumërt. Ata shpenzojnë të gjithë kapitalin në shërbim të Risale-i Nurit dhe përpiqen t`i ndihmojnë atyre që besimi u është në rrezik. Tani mos t’u vijë keq se nuk kam fëmijë në këtë jetë. Përballë vobektësisë së virtyteve të shijshme që vjen nga dashuria e dy-tre fëmijëve, mëshira e All-llahut më ka dhuruar fëmijë të panumërt e pa mëkate.

Shumë vëllezër e dinë se në Emirdag shumë fëmijë më donin dhe më respektonin më tepër se prindërit e tyre, duke dalur në rrugë për të më përshendetur. Ashtu siç disa shpirtëra fisnikë parandjejnë diçka, ashtu edhe shpirtrat e fëmijëve po parandjejnë që në të ardhmen Risale-i Nur si në këtë jetë, ashtu edhe në atë tjetrën, do të bëhet një edukues dhe mbrojtës për ta. Për këtë shkak edhe fëmijët e vegjël, shërbëtorëve të Nurit i bëjnë respekt më tepër se prindërve të tyre. Edhe një vajzë tre-vjeçare që se kam parë kurrë më parë, vraponte këmbëzbathur drejt meje, nga fytyra e së cilës lexohej respekti. Madje nganjëherë miqtë tanë kur më merrnin me makinë, megjithëse në shpejtësi, përsëri është e pamundur të mos ndaleshim për fëmijët që na dilnin përpara.47

2- Jeta e Bediuzzamanit në 1949, në Emirdag

Në jetën e Bediuzzamanit u shfaq një lulëzim pas burgut të Afjonit. Deri në këtë kohë dera e tij qëndronte e mbyllur. Pas burgut të Afjonit disa nxënës mbetën në shërbim të mësuesit. Dhoma e mësuesit ishte e ndarë.

Vetë Bediuzzamani theksonte se pas burgut të Afjonit, jeta e tij mori formën e Saidit të tretë. Sepse pas kësaj periudhe lulëzimi i shërbimit të Nurit, lakoi në faza të tjera, filloi të përhapet nëpër vende të ndryshme.

Nuk ka ze