Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 137
(1-182)

Nga dobësia dhe sëmundjet e mia të tmerrshme, nuk mundem të shërbej mjaft. Për këtë kërkoj nga ju ndihmë shpirtërore.” 48

Bediuzzaman Said Nursi në vitin 1959 në Ankara me nxënësit e tij duke dalur nga hoteli.

b) Vizita e Ekber Shahut

Sejjid Ahmed Ekber, udhëheqësi i Pakistanit erdhi në Turqi. Tevfik İleri që ishte nga kabineti i Partisë Demokratike, lajmëroi nxënësit e Nurit se Ekber Shahu, dëshiron të vizitojë Bediuzzamanin.

Salih Özxhan që e dërgoi Ekber Shahun në Emirdag, na e kumton kështu vizitën e Ekber Shahut:

“Në vitin 1952 së bashku me Gamalmazin, morëm vizitorin dhe shkuam në një hotel të Emirdagut, ku ishte edhe Bediuzzamani, i cili pasi hymë kërkoi prej nesh një karrikë për Ekber Shahun. Menjëherë u soll një karrikë. Ai filloi t’i tregonte shërbimet e Risale-i Nurit dhe gjendjen aktuale të botës islame. Unë bëja përkthimin, por se biseda e tyre mori një formë të tillë, që më s’mundja t’i interpretoja fjalët. Në këtë rast mësuesi u ul në gjunj dhe filloi të flasë shumë qartë arabisht. Në fund Ekber Shahu tha: “A më pranon mua të bëhem nxënësi yt?” Bediuzzamani: “Po si jo, unë tash njëzet vjet të kam pranuar si vëlla.”

Në këtë rast Ekber Shahu e ftoi Bediuzzamanin në Pakistan dhe i tha: “Atje do të mundësohesh shumë më mirë të bësh sukses në shërbimin tënd. Atje të japim në shërbimin tënd edhe stacion radioje, shtypshkronjë, etj..” Bediuzzamani iu përgjigj kështu: “O vëllai im Ekber Shah! Është e nevojshme që shërbimi të bëhet gjoks më gjoks. Pas frontit nuk bëhet shërbim. A e di se kjo sëmundje së pari këtu ka filluar? Të them të drejtën unë të isha edhe në Mekke, përsëri do të kisha ardhur këtu, shërbimi është këtu, fronti është këtu.”

Bediuzzamani i dha Ekber Shahut disa libra dhe pastaj u ndamë. Sejjid Ali Ekber Shahu u nda shumë i gëzuar dhe vazhdimisht falenderonte All-llahun që ia solli atij këtë vizitë. Atë natë e kaluam bashkë në hotel. E pyeta Ekber Shahun për Bediuzzamanin. Më tha se, “ky person të gjitha fjalët i fliste nga Kur`ani Famëlartë. Unë deri tani përveç këtij nuk kam dëgjuar kënd tjetër ta flasë aq kthjellët gjuhën e Kur’anit”.

Kërkoi që të takohej përsëri, por Bediuzzamani nuk mundi t’i jepte përgjigje pozitive. Por se në momentin që do të niseshim, pamë se kishte ardhur që të na përcillte. U ulën pranë njëri-tjetrit në autobus dhe shtatë-tetë kilometra udhëtuan bashkë. Ekber Shahu mbeti shumë i gëzuar për takimıin e dytë.

Në momentin që do të ndaheshin Ekber Shahu donte t’i jepte dhuratë një qese florinj dukat dhe një stof mëndafshi, dukatin ta shpenzojë në shërbim të Nurit dhe stofin ta shtrojë nën këmbët e nxënësve. Mësuesi me një gjuhë të ëmbël i tregoi se nuk është e mundur që ta pranojë dhe ia refuzoi.

Ali Ekber Shahu pasi u kthye në atdhe, në fjalimet e tij e lavdëronte shumë Bediuzzamanin. Gazeta “El Xhumhurije”, në artikullin e saj shkruante: “Risale-i Nur është një interpretim i Kur`anit”.49

c) Deklarimet e gazetarit të famshëm

me origjinë shqiptare, Eshref Edip

“Është e rëndësishme të hulumtohen thellësisht shkencat e autorit të shkollës së dijeve jetësore të Risale-i Nurit. Ata nuk mund t’i konceptojnë dot as si disa vëllime, sepse ai është një diell që miliona yje marrin dritë prej tij.

Nuk ka ze