Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 136
(1-182)

Pas kësaj periudhe shumë njerëz vrapuan që të marrin pjesë në shërbim të risaleve, veçanërisht nxënësit e universitetit. Në këtë rast mëshira e All-llahut të Madhërishëm, fatkeqësitë e burgut të Afjonit i shndërroi në mëshirë.

Në ditët e gjyqeve, nxënësit e Nurit vinin nga shumë vende për t’u prezantuar njëri me tjetrin, po ashtu edhe me mësuesin dhe me idenë e tij të Risale-i Nurit. Në këtë mënyrë nxënësit lidhnin një kontakt të fortë vëllazërimi shpirtëror, duke formuar bashkëpunim në drejtim të parimeve të Risale-i Nurit. Këtë e bënin vetëm për dashamirësinë e All-llahut (xh.sh.). Pra këto gjyqe bëheshin nxitës që të mësojnë popullin se çfarë sakrifice kërkon shërbimi i besimit të fesë islame. Për kundra mendimeve të armiqve, fatkeqësia e burgut nxori në shesh trimat e sakrificës që të marrin mbi shpatulla shërbim përballë çdo fatkeqësie. Në këtë rast ato morën mbi vete pesha të shërbimit të Risale-i Nurit, duke e bërë për veten e tyre qëllim parësor. Pasi u lirua nga burgu Bediuzzamani, përpara shtëpisë së tij bënin roje dy policë, që të mos e vizitonte kush. Gjatë periudhës së burgut për të trembur popullin, vazhdimisht nxirrej lajmi që Bediuzzamanin do të dënohej me vdekje.

a) Si vazhdoi shërbimi i Nurit, pas burgut të Afjonit?

Në qytetin Isparta përqafuesit e risaleve merreshin me shpalljen e veprave të Nurit. Mësuesi gjithnjë u angazhonte me korigjime. Kurse pas periudhës së burgut shërbimi u nda në disa pjesë.

1- Në qytete dhe krahina të ndryshme në të gjithë ato vende ku janë nxënësit e Nurit angazhoheshin duke lexuar dhe shkruar vetë dhe t’ia mësonin edhe tjetërkujt që ta garantojnë shpalljen e tij.

2- Si në Isparta edhe në Inebollu merreshin me kopjimin me makina, duke e dërguar edhe nëpër rrethe.

3- Në Ankara dhe në Stamboll shërbimi u përhap nëpër shtresa të ndryshme të shoqërisë. Kështu shërbimi i Nurit filloi të depërtonte edhe nëpër studentet e universitetit, nxënësit e shkollave të mesme, tek të rinjtë, nëpunësit, gjithashtu edhe tek gratë. Në këtë mënyrë u garantua që të përhapet nëpër këto dy qytete të mëdha dhe u garantua kontakti i ngrohtë mes popullit.

Pas shpalljes së pluralizmit, në 1950, në Turqi fitoi Partia Demokratike. Pas lirimit Bediuzzamani filloi të bëjë dobi nga mirësia e demokracisë. Nga njëra anë angazhohej që të përhapeshin Risale-i Nur, në anën tjetër me gazmend duartrokitej ringjallja e simboleve islame, si Ezani Muhammedi që fillojë të këndohej në gjuhën arabe, ashtu siç ishte kënduar në shekuj. Me këtë rast mësuesi për t’i përgëzuar muslimanët shkroi këtë letër:

“Me rastin e lirimit të këndimit të Ezanit Muhammedi në arabisht.

Të nderuar vëllezërit e mi, së pari po ju uroj juve dhe të gjithë muslimanëve për fillimin e festave, që sot në atdheun tonë këndohet Ezani Muhammedi. Ky është një lajm i gëzueshëm, sepse liria do të shndrisë edhe në fusha të tjera të jetës. E uroj të gjithë popullin për gëzimin e madh që tani e mbrapa nëpër dhjetëra mijëra xhami, do të këndohet Ezani Muhammedi pa problem. Për këtë ne themi: «Amin! O All-llah pranona duatë edhe adhurimet në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, që shpresojmë se çdo natë e Ramazanit, të fitoje sevapet sa nata e Kadrit, sepse ajo ka mundësi të na përfitojë sevapet e mbi tetëdhjetë vjetëve.»

Nuk ka ze